Aksidentohet familja me 5 persona, nënë dhe bijë dërgohen me urgjencë në spital

Kronikë e zezë

Aksidentohet familja me 5 persona, nënë dhe bijë dërgohen me urgjencë në spital

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 17:36
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të "Urës së Bulgarecit", ka dalë nga rruga automjeti tip "Benz" me targa KO8229B, me drejtues shtetasin E.Q ku si pasojë kanë mbetur të dëmtuar 2 nga 5 pasagjerët që ishin në makinë.

Policia e Korçës bën me dije se të dëmtuarat kanë qenë nëna (V.Q) dhe vajza (J.Q) e drejtuesit të mjetit. Mësohet se pasagjerët e tjerë, ishin pjesëtarët e familjes dhe janë dëmtuar lehtë. Të dëmtuarat, po transportohen në Spitalin e  Korçës, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. U ngrit grupi hetimor dhe punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat