Niko Peleshi, prej 4 mbledhjesh në drejtim të qeverisë

Shqipëria

Niko Peleshi, prej 4 mbledhjesh në drejtim të qeverisë

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 19:13
Niko Peleshi

Qeveria ka zhvilluar sot mbledhjen e saj të përjavshme, por për të katërtën herë rresht ajo është drejtuar nga zv/kryeministri Niko Peleshi. Vendimet zyrtare të publikuara pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave mbajnë firmën e Peleshit.

“Kryeministri Edi Rama. Në mungesë dhe me porosi, zëvendëskryeministri Niko Peleshi”, është shënimi në fund të çdo vendimi.

Ashtu si në mbledhjet e datave 29 qershor, 6 korrik dhe 13 korrik, numri i dy i qeverisë ka udhëhequr edhe këtë të mërkurë takimin e përjavshëm të ministrave. Mbledhja e fundit e drejtuar nga kryeministri Rama është ajo e datës 22 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat