PD: Bllokimi nuk vjen nga ne

Shqipëria

PD: Bllokimi nuk vjen nga ne

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 23:00
Ilustrim

Partia Demokratike e Shqipërisë hedh poshtë çdo pretendim se bllokimi i ndodhur orët e fundit vjen prej saj.

“Partia Demokratike rikonfirmon se negociatorët Bylykbashi, Agaci dhe Manjani të hënën mbrëma kanë rënë dakord që formula e propozimit hibrid  për institucionet e Vettingut do të përdoret edhe për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë Prokurorial.

Sipas PD-së kjo është një formulë në përputhje me rekomandimin e Venecias e aprovuar si e tillë nga komuniteti ndërkombëtar dhe së fundmi edhe nga Partia Socialiste dhe ditën e sotme edhe nga Edi Rama.

Hapi mbrapa i përfaqësuesve të PS-së ne Komision, kërkesa për t’u kthyer në formulën e votës së vetme të transferueshme të refuzuar publikisht nga Partia Demokratike, dhe refuzimi për të zbatuar marrëveshjen është një zhvillim dramatik”, thuhet në komunikatën e Partisë Demokratike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat