PD i përgjigjet SHBA-ve/ Rama: Reforma o votohet, o votohet!

Shqipëria

PD i përgjigjet SHBA-ve/ Rama: Reforma o votohet, o votohet!

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 00:36
Lulzim Basha

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e fundit, kur reforma në drejtësi është bllokuar sërish. Ai jep garanci se do ta votojë reformën.

“Reforma o do votohet o do votohet! Historia s’ndalet dot me manovra në xunkth. Thirrja e saj shemb çdo mur shurdherie. Ky vend eshte i popullit”, shkruan Rama.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka reaguar për zhvillimet e fundit në lidhje me Reformën në Drejtësi. PD ka hedhur poshtë pretendimet se është ajo që po e bllokon reformën. Në deklaratën e saj, thuhet se është PS që ka bërë një hap mbrapa.

Deklarata e PD:

“Partia Demokratike e Shqiperise hedh poshte cdo pretendim se bllokimi i ndodhur oret e fundit vjen prej saj.

Partia Demokratike rikonfirmon se negociatoret Bylykbashi, Agaci dhe Manjani te henen mbrema kane rene dakord qe formula e propozimit hibrid per institucionet e vetingut do te perdoret edhe per Keshillin e Larte Gjyqesor dhe Keshillin e Larte Prokurorial.

Kjo eshte nje formule ne perputhje me rekomandimin e Venecias e aprovuar si e tille nga komuniteti nderkombetar dhe se fundmi edhe nga Partia Socialiste dhe diten e sotme edhe nga Edi Rama.

Hapi mbrapa i perfaqesuesve te PS ne Komision, kerkesa per tu kthyer ne formulen e votes se vetme te transferueshme te refuzuar publikisht nga Partia Demokratike, dhe refuzimi per te zbatuar marreveshjen eshte nje zhvillim dramatik”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat