Shqipëri, konsensusi për reformat në drejtësi në pikëpyetje

Shqipëria

Shqipëri, konsensusi për reformat në drejtësi në pikëpyetje

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 07:04
Kuvendi i Shqipërisë

Sot në Shqipëri pritet të votohen reformat në drejtësi. Kjo është bërë e mundur pas ndërmjetësimit të ambasadës së SHBA-ve dhe përfaqësuesve të Parlamentit Evropian.

Por është në pikëpyetje nëse do të votohen këto reforma të cilat janë pritur me entuziazëm nga të gjithë akterët e përfshirë në negociata.

Mbrëmë vonë ka pasur zhvillime të reja. Ambasada e SHBA-ve ka akuzuar Partinë Demokratike të Lulzim Bashës për bllokim të procesit, ndërsa, këta të fundit fajin ua kanë hedhur përfaqësuesve të Partisë Socialiste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat