Manjani: Xhafaj spekuloi me fjalët e mia, mbrëmë kërkova mbledhje

Shqipëria

Manjani: Xhafaj spekuloi me fjalët e mia, mbrëmë kërkova mbledhje

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 11:14
Ylli Manjani

Ylli Manjani ka deklaruar se Xhafaj ka spekuluar me fjalët e tij.

Ai tha se drafti i ardhur mbrëmë ka pasur ndryshime ndaj dhe ai ka kërkuar mbledhjen e komisionit të cilën Xhafaj se bëri, Manjani u shpreh:

''Emaili i mbrëmshëm ishte i mjaftueshëm për të mbledhur komisionin dhe përgjësia nuk mund të kërkohet tek unë. Ka shumë ndryshime në tekst që janë edhe nga zyra e kryemisnitrit. Kërkesa ime për mbledhjen e komisionit është kërkuar nga unë. Ju kërkoj të gjithëve të mos bëhen spekulime me fjalët e mia. Kam qenë dhe mbetem mbështëtës i reformës në drejtësi dhe i bëj thirrje Xhafës të tërheqë ato që tha. Unë nuk mund të shprehesha as pro as kundër në email, kjo ka qenë përgjigja ime.  Nga teksti i ditës së hënë dhe ai i mbrëmshmi ka pasur ndryshime, prandaj kam kërkuar të mblidhemi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat