PD: Nuk kthehemi në Parlament pa një marrëveshje të re

Shqipëria

PD: Nuk kthehemi në Parlament pa një marrëveshje të re

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 11:47
seanca

(E plotësuar) -  Nga kryesia e Kuvendit gazetarët raportojnë se ambasadorët Lu e Vlahutin kanë paraqitur një formulë të re për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe të Prokurorisë, gjatë negociatave në kryesinë e Kuvendit. Negociatat dy orëshe mes ambasadorëve dhe kryetarit të PD-së dhe kreut të Kuvendit Ilir Meta, kanë vijuar me kryetarin e komisionit të reformës në drejtësi Fatmir Xhafaj dhe Agasi.

Mësohet se ambasadorët po informojnë  mbi bisedimet e ambasadorëve me kreun e PD, Lulzim Basha.

Ndërkohë nga selia blu, në  përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar u mësua se  Basha kishte informuar grupin parlamentar se negociatat po vijojnë. “Do të presim përgjigjen e Ramës për formulën e re” mësohet të ketë thënë Basha.

Nga ana tjetër kryetari i Parlamentit Ilir Meta mësohet se ka pasur një bisedë me eurodeputetin Knut Fleckenstein ku është shprehur “Besoj në një zgjidhje konsensuale” informon zyra e shtypit.

Nëse ka përgjigje pozitive atëherë votimi bëhet me konsensus. Nuk dihet përmbajtja e propozimit.

****

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ku fokusi ka qenë miratimi i reformës në drejtësi.

Sipas burimeve, kreu demokrat Basha ka informuar grupin për negociatat midis opozitës dhe mazhorancës, duke deklaruar se ato po vijojnë.

Ndërkohë, deputeti Eduard Selami, i cili ka shprehur votën e tij, ka deklaruar se Partia Demokratike do të paguaj faturën e saj nëse s’ka konsensus.

Selami: Nëse s’ka konsensus PD do të paguajë faturën. Ka dy deklarata të SHBA kundër nesh. Kërkoj konsensus dhe konfirmoj votën pro reformës.

Orë vendimtare - Burimet: Lu dhe Vlahutin me propozim të ri. Basha ka rënë dakord, pritet Rama

Ora 14: 16  Burimet bëjnë të ditur se PD ka rënë dakord me propozimin e Ambasadorëve.

Ora 14: 10 Partia Demokratike mbledh grupin parlamentar në orën 14:30 ndërsa vijon takimi mes Ilir Metës dhe ambasadorëve Lu e Vlahutin.

Ora 14: 00 Ende nuk ka marrëveshje mes palëve, pritet një komunikim në përpjekje për të gjetur një pikë të përbashkët që do të sillte arritjen e konsensusit.

Burime bëjnë të ditur se mund të ketë një propozim për të cilin Rama, Basha, Meta mund ta diskutojnë për të gjetur dakordësinë mes palëve.

Ora 13: 35 Basha del nga kryesia e Kuvendit. Nuk jep asnjë deklaratë për median

Vijojnë negociatat në kryesi. Basha pritet të mbledhë grupin parlamentar

Në kryesinë e Kuvendit vijojnë negociatat prej orës 11: 30 minuta.

Në takim ndodhet kryetari i Kuvendit Ilir Meta, Lulzim Basha, nënkryetari i komisionit të reformës Oerd Bylykbashi dhe ambasadori i SHBA-së Donald Lu dhe e BE-së Romana Vlahutin. Para këtij takimi zoti Meta shtyu diskutimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend me qëllim vijimin e negociatave duke i kërkuar Bashës të sqarojë pozicionin e tij me ambasadorin Donald Lu. Meta këmbëngul në një votim me konsensus patriotik të reformës. Rama ndodhet në Kuvend dhe deri tani nuk është pjesë e negociatave.

Ndërpritet seanca, vijojnë negociatat për reformën

Seanca plenare e Kuvendit, ku pritet të votohet reforma në drejtësi, është ndërprerë për disa çaste. Për rreth një orë, nën drejtimin e nënkryetares Valentina Leskaj, u diskutua për ligjin që përcakton procedurën që autorizon tre ministri të negociojnë kontratën për ndërtimin e një porti gjigand në Karpen të Kavajës.

Ndërkohë kryetari i Kuvendit Ilir Meta, në cilësinë e negociatorit, po vijon bisedimet mes ambasadorëve të SHBA-së dhe BE-së, Donald Lu dhe Romana Vlahutin, dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Më herët, në nisje të seancës kryeparlamentari u shpreh më i vendosur se kurrë për miratimin “me konsensus patriotik”, siç tha ai, të reformës në drejtësi.

Meta i drejtohet Lu: Unë nuk bëj lojë! 

Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, Ilir Meta iu drejtua ambasadorit amerikan, Donald Lu, që po ndjek punimet së bashku me Vllahutin nga lozhet e sallës, ku e garantoi për votat e LSI-së për reformën në drejtësi.

“Dua t’i them ambasadorit amerikan mos dëgjo lartë e poshtë që Meta bën lojë! Ilir Meta nuk bën lojë! E kam thënë që të 20 votat e LSI-së do të jenë për reformën, por duhet konsensus dhe e vetmja mënyrë për të gjetur konsensus është sipas Venecias”, tha ai.

Kreu i Kuvendit tha se beson në gjetjen e një marrëveshjeje. 

“Besoj tek përgjegjshmëria e Edi Ramës që ka qenë më konstruktivi në këto bisedime dhe besoj shumë tek përgjegjshmëria e Lulzim Bashës”, u shpreh

Meta la seancën nën drejtimin e Valentina Leskajt dhe ftoi ambasadorin Donald Lu që së bashku të sqaronin disa çështje me Lulzim Bashën. 
Pak minuta pas kësaj ftese, Meta, Lu dhe Vlahutin iu drejtuan Kryesisë së Kuvendit për t’u takuar me Lulzim Bashën, por ky i fundit keqkuptoi ftesën e kreut të Kuvendit dhe iu drejtua sallës plenare të Parlamentit dhe jo Kryesisë.

Nuk dihet nëse në këtë takim do të jetë i pranishëm Edi Rama apo përfaqësues të tjerë të Partisë Socialiste.

Në Kryesinë e Kuvendit, sipas pamjeve te shfaqura ne disa televizione, në zyrën e kreut të Kuvendit, llir Meta, janë kreu i opozitës, Lulzim Basha, dhe ambasadorët e SHBA-së, Donald Lu dhe të BE-së, Romana Vlahutin.

Bëhet e ditur se ata janë mbledhur për të diskutuar për reformën në drejtësi që pritet të miratohet sot nga Kuvendi i Shqipërisë. 

Meta hap seancën: Reforma do të votohet me ose pa konsensus

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka nisur seancën plenare dhe që në nisje të tij ka premtuar se refoma në drejtësi do të otohet në seancën e sotme në çfarëdo mënyre, por më e rëndësishme sipas tij është që të ketë konsensus.

Meta sqaroi se 20 votat e LSI-së, kanë qenë dhe janë për miratimin e këtij procesi jetik, që do të jetë i vlefshëm për dekadat e ardhshme.

Në radhë të parë dua t’u kërkoj falje ambasadorëve për vonesën. Jemi mbledhur këtu për të votuar reformën dhe premtoj edhe një herë që 20 votat e LSI-së, kush ka merak, kanë qenë dhe janë për votimin e reformës. Por ne kemi nevojë për konsensus për t’i dhënë fund debateve në drejtësi, – u shpreh Meta. – Më vjen keq që seanca e sotme nuk nisi në mënyrë solemne, pasi konsensusi i arritur u prish në mesnatë. Ne nuk kemi nevojë për deputetë patriotë”.

Për të aritur në një marrëveshje për votimin e reformës, Meta përsëriti se “Kuvendi nuk mund të votohet në mënyrë të njëanshme, edhe pse do të votohet në çfarëdo mënyre, sepse nuk e mbyllim seancën pa e votuar. Ky proces duhet të përmbyllet me sukses, sepse është për dekadat që vijnë, jo vetëm për ne. U u bëj thirrje të gjithë shtetasve amerikanë dhe europianë që të jenë të qetë, sepse nuk do të ketë asgjë të jashtëzakonshme. I bëj apel Bashës e Berishës të pranojnë konsensusin. Konsensusi do të jetë më i rëndësishëm se reforma, sepse pa konsensus do të kemi probleme”, – tha Meta mes të tjerash.

Më taj, Meta theksoi për të gjithë ta që nuk besojnë, se “unë nuk di të bëj lojë, jam gati të votoj. Besoj te përgjegjshmëria e Ramës, i cili tha bëjeni si të doni dhe unë jam gati ta votoj”.

Nis seanca për votimin e reformës në drejtësi

Kuvendi ka nisur punimet e seancës plenare, ku pritet të votohet paketa e amendamenteve kushtetuese për reformën në drejtësi, e konsideruar një moment historik për vendin.

Në seancë, janë të pranishëm përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, mes tyre ambasadori i SHBA-së, Donald Lu, dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, të investuar maksimalisht në përmbushjen e kësaj reforme.

Seancës i parapriu mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku u kërkua nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, që të mblidhej komisioni i posaçëm, për të reflektuar në draftin kushtetues marrëveshjen e arritur mes palëve, me ndërmjetësimin e Komisionerit për Zgjerimin, Johanes Hahn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat