Fleckenstein konfirmon: Propozimi i fundit në tryezë! Lini diskutimet dhe votojeni

Shqipëria

Fleckenstein konfirmon: Propozimi i fundit në tryezë! Lini diskutimet dhe votojeni

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 16:55
Knut Fleckenstein

Eurokomisionieri Knut Fleckenstein ka konfirmuar propozimin e fundit që i ka ardhur politikës shqiptare pas negociatave të rinisura gjatë ditës së sotme për reformën në drejtësi.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook ai i bën apel liderëve politikë që të lënë diskutimet dhe le të ulen të votojnë draftin përfundimtar të ndryshimeve kushtetuese.

“Propozimi i fundit është në tavolinë. Këshilla ime: Jenini fund diskutimeve, votoni!”, shkruan Fleckenstein.

Propozimi është bërë nga ndërkombëtarët në tryezën e bisedimeve këtë të enjte në zyrën e kryeparlamentarit Meta, mes liderit të opozitës Lulzim Basha dhe ambasadorëve të SHBA dhe BE, Lu e Vlahutin. 

Edhe kryeministri Rama deklaroi përmes një statusi në Facebook se do të bëjë gjithçka për konsensusin dhe se reforma do të votohet. 

Palët tashmë duket se kanë arritur dakordësinë e dytë për reformën, pas konsensusit të deklaruar gjatë ditës së djeshme menjëherë pas një letre që eurokomisioneri Hahn i dërgoi Metës, Bashës dhe Ramës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat