Rama heq dilemat: Reforma do të votohet

Shqipëria

Rama heq dilemat: Reforma do të votohet

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 17:42
Edi Rama

Pavarësisht dallimeve ndërmjet pozitës e opozitës në Tiranë sa i përket votimit të reformës në drejtësi, Kryeministri shqiptar Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, ka lënë të kuptohet se kjo reformë patjetër që do të votohet.

Rama ka shkruar në llogarinë e tij në facebook një status në atë mënyrë që heq dilemat se kjo reformë do të dështojë.

“Opinioni ynë është  po ai i njëjti prej kohesh: Çdo gjë për konsensusin dhe Reforma në Drejtësi o do votohet o do votohet!”, ka shkruar kreu i PS-së, Edi Rama.

Ndërkohë, Kuvendi i Shqipërisë është  mbledhur në mënyrë që të votohet kjo reformë. Por në orët e para kanë dalë disa mospajtime ndërmjet pozitës e opozitës.

Kjo ka bërë që seanca të ndërpritet kurse dialogu ndërmjet palëve të mbahet me dyer të mbyllura.

Miratimin e kësaj reforme me konsensus e kërkojnë SHBA-të dhe BE-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat