Konsensusi për drejtësinë - Formula e konsensusit për KLGJ-në dhe KLP-në njësoj si ajo e Vettingut

Shqipëria

Konsensusi për drejtësinë - Formula e konsensusit për KLGJ-në dhe KLP-në njësoj si ajo e Vettingut

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 19:30
ilustrim

Klasa politike në vend ka arritur konsensusin për reformën në drejtësi, duke përmbyllur edhe dy çështjet e mbetura pezull, ajo për formulën e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Burime të Ora News bënë me dije se varianti final parashikon veting përmes Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili do të jetë një organ rekomandues dhe jo vendimmarrës, të paktën sipas marrëveshjes së arritur një ditë më parë.

Sipas marrëveshjes së arritur, sistemi vetingu do të ketë për të gjithë anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Marrëveshja e arritur për formulën e përzgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të tjera të drejtësisë është e njëjtë me atë të Vettingut.

Kështu, 5 nga 11 anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të përzgjidhen nga një komision prej 5 anëtarësh në Parlament, 3 nga mazhoranca dhe dy nga opozita. Kandidati duhet të marrë 4 vota. Në qoftë se krijohet ngërç, atëherë përzgjedhja bëhet me short.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat