Braçe: E ardhmja e koalicionit është ndikuar shumë, Rama-Meta të flasin sy më sy

Shqipëria

Braçe: E ardhmja e koalicionit është ndikuar shumë, Rama-Meta të flasin sy më sy

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 20:29
Erion Braçe

Deputeti i PS-së Erion Braçe deklaron se e ardhmja e koalicionit është ndikuar shumë në 4- 5 javët e fundit dhe krerët e dy partive duhet të ulen të diskutojnë hapur pa mbajtur asnjë rezervë sy më sy dhe të vendosin për të ardhmen.

Në një intervistë për Ora News deputeti Erjon Braçe  deklaron se e ardhmja e koalicionit është ndikuar shumë në 4 javët e fundit, ka lënë shenjën në mirëqenien e  koalicionit por natyrisht u takon krerëve të dy partive të ulen të diskutojnë hapur pa mbajtur asnjë rezervë sy më sy dhe të vendosin për të ardhmen e këtij koalicioni. "Është i rëndësishëm që ky  diskutim të jetë i hapur u ndershëm dhe i drejtë. Duhet vlerësim i  plotë se çfarë ka ndodhur dhe sa përpara kemi ecur në këto 3 vite dhe në fund fare të merret një vendim i qartë", tha ai. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat