Bregu sqaron pozicionin e saj në PD

Shqipëria

Bregu sqaron pozicionin e saj në PD

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 22:58
Majlinda Bregu

Deputetja Majlinda Bregu ka sqaruar edhe një herë pozicionin e saj përsa i përket reformës në drejtësi. Në një lidhje në emisionin “Opinion” ajo tha se qëndrimi i saj nuk ka qenë kundër linjës zyrtare të PD-së.

“Partia Demokratike do ta votojë reformën në drejtësi. I kam qëndruar kësaj deklarate deri në fund, duke kërkuar një zgjidhje që PD të mos merrte koston e pamerituar si një parti që po votonte kundër integrimit të Shqipërisë në BE” – tha Bregu.

“Nuk kam patur dyshimin se Partia Demokratike nuk do të votonte pro reformës. Nëse bindja dhe thirrja ime e ndryshueshme se vota kundër reformës është kundër Partisë Demokratike, nëse kjo ka ndikuar  ndokënd sadopak, atëherë kam arsye për tu ndjerë mirë. E përsëris Partia Demokratike do të votonte reformën në drejtësi. Partia Demokratike s’do të votonte kurrë kundër reformës në drejtësi” – tha Bregu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat