Plan për të nxjerrë opozitën jashtë? (Dhe beteja për të shkatërruar koalicionin PS-LSI)

Shqipëria

Plan për të nxjerrë opozitën jashtë? (Dhe beteja për të shkatërruar koalicionin PS-LSI)

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 23:00
Lulzim Basha

Analistët Preç Zogaj e Anila Basha kanë debatuar në studion e “Opinion” lidhur ngërçin në procesin drejt arritjes së konsensusit për reformën në drejtësi. Gjatë debatit, Zogaj ka deklaruar se ka patur një plan të qëllimshëm për ta lënë opozitën jashtë procesit.

Basha: Dakort që Meta vuri veton për konsensusin…

Zogaj: Anila të bëj një pyetje: Të tjerët pse nxitonin kur ky donte konsensusin? Kishte një plan për të lënë jashtë procesit opozitën.

Basha: Kishte muaj që diskutohej ky plani dhe është penalizim për shqiptarët.

Zogaj:  Tu vijë turp atyre që kanë angazhuar ndërkombëtarët në nxjerrjen e opozitës jashtë procesit. Donin të sabotonin konsensusin.

Ndërkohë, sipas Mero Bazes, gjithçka ishte betejë për pushtet, jo për drejtësinë.

Shkruan Baze ndër të tjera: “Beteja e Partisë Demokratike kundër reformës në drejtësi do të hyjë në historinë e politikës shqiptare, si beteja më e neveritshme që udhëheqësit e një krahu politik kanë bërë kundër Perëndimit dhe shumicës së popullit të tyre, në këtë vend.

Për gati një vit e gjysëm, ata u detyruan të lëvizin nga refuzues dhe bojkotues të procesit, në pjesmarrës, kundërshtarë dhe në fund votues të tij.

Veçanërisht dy javët e fundit, beteja i ka kaluar të gjitha kufijtë e një raporti normal negociatash, duke e bërë të pakuptueshme përse Lulzim Basha duhet të ekspozohej si përfaqësues i një pakice shqiptarësh antireformë dhe si një kukull kallçuku, përballë udhëheqësve të nivelit të lartë politik, që nga Angela Merkel, Elmar Brook, e deri tek Viktoria Nuland, që ju desh të merren me të.

Partia Demokratike ka qenë në opozitë për vite të tëra dhe në pushtet disa herë, dhe i ka ndodhur që për tetë vite në opozitë dhe katër vite në pushtet, nuk ka pas fare akses politik mbi pushtetin gjyqësor dhe prokurorinë, bile i ka pasur armiq politikë. Por asgjë nuk e ka gjetur. Sali Berisha ishte pas vitit 1997 në duart e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i kishin zgjedhur politikisht socialistët pa asnjë balancë politike, por asgjë nuk e gjeti.

Socialistët po ashtu kanë qenë deri në vitin 1997 dhe pas vitit 2008, pa asnjë pushtet mbi gjyqësorin dhe prokurorinë, por kjo nuk i ka penguar në asgjë. Beteja e neveritshme për të llogaritur se kujt i takon gjysëm anëtari komisioni, është diçka që nuk justifikon as lodhjen e nervave të ndërkombëtarëve, dhe as tensionin e krijuar në shoqëri.

Shpjegimi duhet parë përtej reformës.

Kryearsyeja e këij refuzimi ka qenë përpjekja për ta përdorur procesin e miratimit të reformës kushtetuese, si një pykë për të çarë koalicionin PS-LSI dhe për të krijuar një hendek mes Ramës dhe Metës, çfarë pjesërisht e kanë arritur.

Reforma shënoi një shpërthim të pazakontë paranojash dhe skenarësh që shoqëronin miratimin e saj, a thua nesër në mëngjes, këtu do zbarkojnë ushtarët e Erdoganit dhe do arrestojnë këdo që u del para.

Reforma do së paku tre- katër vite të implementohet dhe nuk ka bazë reale për frikëra selektive apo për burgosje e ndëshkime politike. Reforma po bëhet që sistemi ynë i drejtësisë, të mos bazohet më tek hakmarrja politike apo përdorimi politik, por tek raporti i barabartë i çdo qytetari përballë ligjit, përfshi dhe udhëheqësit politik.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat