Berisha pas marrëveshjes: Rama ka ende “lepurin në bark”!

Shqipëria

Berisha pas marrëveshjes: Rama ka ende “lepurin në bark”!

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 23:41
Sali Berisha

Ish-kryeministria Sali Berisha ka komentuar zhvillimet politike pas arritjes së marrëveshjes për reformën në drejtësi. Sipas ti Partia Demokratike arriti objektivat e përcaktuara që në fillim të bazuar në parimin e moskapjes së sistemit, në parimin e respektimit të lirive dhe të drejtave njerëzore, në parimin e përgjegjshmërisë para ligjit, në parimin e pavarësisë së sistemit gjyqësor.

“Çdo betejë që është zhvilluar, PD ka qenë në këto pozicione. Ndërkohë që Edi Rama e shifte veten se si do jetë kryegjykatës, kryehetues, kryeprokuror, ndërsa Xhafa i drogës e shifte veten se si duhet të ishte superministër, anëtar i tribunalit disiplinor, anëtar i KLGJ, anëtar i KKP, anëtar i të gjitha forumeve saqë ai ishte bërë si klloçka që i fuste nën sqetull të gjitha institucionet e drejtësisë përveç Edi Ramës”- tha Berisha.

“Sokol Sadushi, që duhet ta them prap, është civilist, padiskutim i zoti por donte një gjykatë administrative ku të ishte kryetar. Pra duhet ti ndërtonim Sadushit një gjykatë të lartë administrative në mënyrë që shkëlqesia e tij të shkëlqente në majë të saj, por këtë shteti nuk ja kishte borxh. Ai kunatolli, Berberi, më i vjetri në deturë në Gjykatën Kushtetuese duhet të kapte një nga institucionet me 6 milionë lekë në muaj, kunati Fatmir Xhafës. Dvorani, famoz se përvetësoi rrogën e gjykatësit në kundërshtim me të gjitha ligjet e shtetit, dhe një herë thirrje prokurorit të përgjithsëm të hetojë. Pra kur ti zgjedh një lukuni të tillë për të hartuar reformën, ndaj dhe atë ta rrëzoi Venezia nen për nen por opozita qëndroi e vendosur ndaj çdo presioni duke mos mbrojtur asgjë tjetër veçse parimet themelore të një sistemi drejtësie të standarteve europiane.

Pyetje: Cila ishte formula e rënë dakort?

Formula e rënë dakort ishte absolutisht formula e diskutuar dhe që mund të pranohej për 5 min. Po pse nuk u pranua? Sepse duhej që të kushtëzoheshin kanalet nga do vinin personat. Sadushi duhet të emëronte dy për të ardhur për të aplikuar, dy të tjerë duhet ti emëronte dekani i sapozgjedhur i drejtësisë, një majtist i thekur, Max Haxhia i njohur për lidhjet e tij dhe të studios së tij me të majtën. Pra këta duhet të ishin të deleguarit e tyre. E kuptoni? Ti jepej mafies dhe kronizmit fluksi i njerëzve.  U bë që ata të vijnë të aplikojnë vetë, kaq ishte e gjitha.

Pyetje: Kush e ka propozuar rolin e operacionit ndërkombëtar në vettingun e KLGJ dhe KLP. Eshte propozim i PD?

Plotësisht. Nuk e mohojmë këtë ne, por jo në fuqi vendimmarëse. Në negociata gjërat kanë dinamizmin e tyre por amendamenti i fundit përbën një arritje tjetër historike sepse Rama gjeti si mekanizëm të fundit për ta penguar reformën, ngaqë e dinte se ne nuk do ta pranonim kurrë dhënien e sovranitetit, që të huajt do të emërojnë edhe gjykatësit dhe prokurorët, pra mbretërit.

Pse u krijua përshtypja sikur ishit ju që donit të pengonit reformën?

Një makineri shpifëse e cila në mënyrë absolute s’më shqetësonte aspak përkundrazi më bënte që të qëndroja me gjithë vendosmërinë time në atë që unë besoja dhe ta shumëzoja me zero sepse isha i vendosur që çdo gjë që përputhjej me rekomandimet e Venezias ta mbështesja me të gjithë mundësitë, të refuzoja gjithçka tjetër që binte ndeshas me këto parime pavarësisht nga çdo lloj shpifjeje e trillimi ndaj të cilave Sali Berisha ka një imunitet të përjetshëm.

Qëllimi ka qënë që të fitojnë qytetarët apo politikanët?

Absolutisht ka qënë një nga qëllimet më kryesore dhe ju s’keni dëgjuar dot kurrë në gjithë këtë betejë të PD, në gjithë këto deklarata që janë bërë, të gjitha ato shpifje dhe trillime që janë bërë, të dëgjoni një rast të vetëm të thonë PD po interesohet të kapi këtë apo atë. Përkundrazi PD ka punuar për një drejtësi të pavarur.

A është momenti final?

Mos i kthehet mëndja Ramës, ky është final, por atë historinë e lepurit në bark e ka ai atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat