Reforma në Drejtësi, nis seanca për miratimin e draftit

Shqipëria

Reforma në Drejtësi, nis seanca për miratimin e draftit

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 23:44
Kuvendi i Shqipërisë

E njoftuar për të rinisur në orën 21:00, seanca plenare ku pritet edhe miratimi final i Reformës në Drejtësi ka nisur në orën 23:27.

Kjo vonesë prej rreth 2 orë e 27 minuta ka ardhur për shkak të vonesës së deputetëve demokratë, të cilët kanë kërkuar kohë të njihen plotësisht me draftin final.

Për të ndjekur këtë seancë plenare në llozhat e Kuvendit ndodhen edhe ambasadorët e SHBA, BE dhe kreu i  Partisë Demokratike Lulzim Basha.

I pari që e ka marrë fjalën ka qenë kreu i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj i cili pasi ka dhënë një pasqyrim të nevojës për këtë reformë në vend ka falenderuar edhe personat e përfshirë në arritjen e këtij drafti.

“Sistemi do të funksionojë në mënyrë profesionale. Sistemi i drejtësisë do të shkëputet nga ndikimi politik”, u shpreh Xhafaj nga foltorja e Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat