Fleckentesin jep lajmin që gjithë shqiptarët e prisnin, ja çfarë do ti kërkojë ai Komisionit Europian

Shqipëria

Fleckentesin jep lajmin që gjithë shqiptarët e prisnin, ja çfarë do ti kërkojë ai Komisionit Europian

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 00:53
Knut Fleckenstein

Vetëm pak sekonda pas miratimit në parim të Reformës në Drejtësi në sallën e Parlamentit, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein ka dhënë lajmin e mirë për gjithë shqiptarët.

Në një status në Facebokk ai lajmëron se do të kërkojë pikërisht nisjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europain.Eurokomisioneri shkruan gjatë për peripecitë mes palëve deri te dita e sotme, ku Kuvendi është duke miratuar nen për nen reformën në Drejtësi.  

“Tani kolegë të mi në Parlamentin Evropian do të kërkojë nga Këshilli Evropian të vendosë për hapjen e negociatave për anëtarësim sa më shpejt të jetë e mundur. Një hap i mëtejshëm i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian”, shkruan ai. Këtë status ai e ka shoqëruar edhe me dy fëmijë shqiptar të veshur me kostume popullore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat