Reforma në drejtësi, javën tjetër miratohen 7 ligjet e paketës kushtetuese

Shqipëria

Reforma në drejtësi, javën tjetër miratohen 7 ligjet e paketës kushtetuese

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 11:20
Kuvendi i Shqipërisë

Votimi i mbrëmjes së djeshme nuk i ka dhënë fund çdo miratimit të reformës në drejtësi, pasi në këtë seancë u bën ndryshimet kushtetuese.

Kështu që të enjten tjetër, pritet që të kalojnë edhe 7 ligje të rëndësishme në lidhje më këtë reformë dhe që janë parashikuar që të miratohen me konsensus. 

Implementimin sa më parë të Reformës në Drejtësi e ka kërkuar edhe Bashkimi Europian, ndërkohë që edhe përfaqësues të qeverisë kanë deklaruar se këto 7 ligje janë të detajuara dhe me afate kohore. 

Këto 7 projektligje cilësohen si projektligje të emergjencës, për të cilat kërkohet miratimi i tyre seancën e ardhshme. Ligjet janë kryesisht të karakterit organik dhe përfshijnë: Projektligji “Për Gjykatën Kushtetuese”, drafti “Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, projektligji “Për organizimin e gjyqësorit”, ai “Për organizimin e prokurorisë”, Projektligji “Për mirëqeverisjen e organeve të drejtësisë”, projektligji për SPAK dhe Byroja si dhe Projektligji “Për statusin e gjyqtarëve”. 

Në total janë më shumë se 40 projektligje që duhen miratuar nga Kuvendi si pjesë e paketës së reformës në drejtësi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat