Manjani përshëndet miratimin e reformës: Gjyqtarët dhe prokurorët të ushtrojnë me përgjegjësi detyrën

Shqipëria

Manjani përshëndet miratimin e reformës: Gjyqtarët dhe prokurorët të ushtrojnë me përgjegjësi detyrën

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 11:22
Ylli Manjani

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përshëndet miratimin me konsensus të plotë të Ndryshimeve Kushtetuese.

Manjani thekson se duhet që të fillohet diskutimi për të miratuar ligjet, në zbatimi të ndryshimeve që u bënë mbrëmë në Kushtetutë.

Ministri i Drejtësisë ka kërkuar që trupa gjyqësore dhe e prokurorëve të jenë të fokusuar në ushtrimin e detyrës me përgjegjësi dhe korrektësi.

"Tani është momenti të fillojmë diskutimin për miratimin e ligjeve, në zbatim të këtyre ndryshimeve. Paralelisht duhet edhe të ndërtojmë një kalendar veprimesh ekzekutive për zhvillimin e sistemit të ri të projektuar në Kushtetutë. Në këtë periudhë tranzicioni i kërkoj trupës gjyqësore dhe prokurorisë të jenë të fokusuar në ushtrimin me korrektësi të përgjegjësisë së tyre publike. Deri në transferimin e përgjegjësisë tek institucionet e reja që parashikohen në ndryshimet kushtetuese, puna vazhdon normalisht dhe me përgjegjësi ligjore. Edhe njëherë urime miratimit konsensual të reformës së Shtetit tonë të përbashkët!”, shprehet Manjani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat