A e shpëtoi Ilir Meta ‘Drejtësinë’? Ja si komentohet roli i LSI-së...dhe një teori për eleminimin e kreut të Kuvendit

Shqipëria

A e shpëtoi Ilir Meta ‘Drejtësinë’? Ja si komentohet roli i LSI-së...dhe një teori për eleminimin e kreut të Kuvendit

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 13:00
Edi Rama, Ilir Meta

Qëndrimi i prerë i kreut të LSI-së, Ilir Meta në një konferencë të posaçëm ditën e diel se nuk do të votonte një reformë pa opozitën, duket se ishte një ogur i mirë i negociatave që do vijonin ditë më pas deri dje në mesnatë, ku mazhoranca dhe opozitën votuan me unanimitet të plotë Reformën në Drejtësi.

Por cili ishte roli i LSI-së në gjithë këtë proces? 

Analistët dhe gazetarë të ndryshëm në vend i atribuojnë një meritë të veçantë LSI-së dhe konkretisht kreut të kësaj partie njëherësh edhe të institucionit ligjvënës në vend për rihapjen e negociatave një ditë para miratimit të reformës, ku u duk se mazhoranca dhe opozita prishën gjithë marrëveshjen e arriturt në sajë edhe të kontributit të dy ambasadorëve atij amerikan dhe asaj të BE-së.

“Duhet thënë se në orët e fundit, vendimtar për gjunjëzimin e Lulzim Bashës, ka qenë pranimi i ofertës perëndimore nga Ilir Meta dhe ngritja e tij nga tavolina e bisedimeve, duke lënë të vetëm Lulzim Bashën. Ai është momenti që reforma u quajt e mbyllur politikisht dhe mesazhi i ardhur nga Brukseli ishte të ndërpriten negociatat dhe drafti të shkojë në Kuvend. Në këtë pikë mund të thuhet pa frikë se Ilir Meta i shpëtoi nderin Lulzim Bashës, duke e tërhequr zvarrë në proces në minutat e fundit, nëse kemi parasysh dhe kërcënimin e tij se nëse nuk votonte PD, do jepte dorëheqje dhe vendi do shkonte drejt zgjedhjeve. Basha nuk ishte i gatshëm për asgjë nga këto, as për çarjen e votave brenda PD, dhe as për zgjedhje në vjeshtë”, shkruan Mero Baze.

Por , fjalimi i Edi Ramës në seancën e djeshme u shoqërua edhe me largimin e kreut të Kuvendit, Ilir Meta nga salla e seancë plenare.

Këtë largim, pak minuta më parë nënkryetari i LSI-së e konsideroi një detaj që nuk e kishte vënë re, por në media sigurisht u interpretuar si vijimësi e një komunikimi të ftohte prej ditësh mes dy aleatëve të majtë. 

Por Artur Zheji ka një tjetër qëndrim në lidhje me rolin e LSI-së në gjithë këtë proces. Ai shkruan se diplomacia në këtë rast ishte e Edi Ramës.

“Janë të shumtë ata që e pandehin Ilir Metën, dinak dhe të stërholluar. Ndoshta edhe Meta vetë, për veten e tij, ka këtë vlerësim. Por në thelb dhe në aksionin politik, Meta është krejt naiv dhe krejt i parashikueshëm, në krahasim me Ramën. Rama ja kaloi ujin nën rrogoz të paktën edhe dy herë më parë, tani është e treta”, shkruan Zheji. 

Ndërsa për Andi Bejtjan ai që nuk e donte  këtë reformë ishte vetë Edi Rama, i cili kërkonte  që të eliminonte Ilir Metën. “Mjerë Amerika. Ambasadori Lu, po nuk e kuptove dhe tani që Rama nuk do reformë në drejtësi po thjesht do të shtypë opozitën dhe të eliminojë Ilir Metën, dhe pastaj të marrë Erdoganin pasagjer dhe ti japë makinës vetë, mjerë Amerika për ty ose dhe mjerë Amerika për veten”, shkruante Bejtja dje.

Ndërkohë që pas negociatave të djeshme kreu i qeverisë dhe ai i Kuvendit ende nuk janë takuar si çdo javë me njëri -tjetrin për të diskutuar politikat e javës dhe marrëdhëniet në koalicion. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat