Pas miratimit të reformës në drejtësi, kryeministri Edi Rama ka shkruar sot në rrjetin social ‘Twitter’ se është arritur ajo që ka qenë e paarritshme në 25 vite të tëra.
Me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Twitter’, Rama deklaroi se dita e hënë do të ketë pushim për administratën, ndërsa u ka uruar të gjithëve një fundjavë të gëzuar.
“Së bashku kemi arritur të paarritshmen në 25 vjet. Prandaj të hënën administrata pushim dhe le të jetë një fundjavë e gëzuar për të gjithë”, citohet në mesazhin e kryeministrit Rama.