Pas miratimit të reformës në drejtësi, FBI zbarkon në Tiranë

Shqipëria

Pas miratimit të reformës në drejtësi, FBI zbarkon në Tiranë

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 17:11
FBI

Zbatimi i Reformës për Drejtësi do të duhet të nisë në fuqi pas firmosjes së ndryshimeve kushtetuese nga Presidenti Bujar Nishani.

Por onkretizimi i saj do të nisë nga muaji shtator, kur do të fillojë zgjedhja e organeve të reja të gjyqësorit.

Gjykatat aktuale do të qëndrojnë deri sa ndërtohen institucionet e reja të drejtësisë.

Kjo është një punë që pret që të zgjasë deri në vitin e ardhshëm ndoshta edhe më shumë.

Por të parat institucione që do të nisin punën janë: Byroja Kombëtare e Hetimit apo siç emërtohet Njësia Speciale Anti-korrupsion, si dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Javën e ardhshme mbërrijnë në Tiranë një ekip i Byrosë Federale të Hetimit të SHBA-së dhe një grup juristësh ndërkombëtar që do të merren me mbledhjen e dosjeve të plota për procesin e vettingut.

Në fakt Byroja Kombëtare e Hetimit ka nisur prej kohësh që të mbledhe CV për punonjësit e rinj dhe procesi pritet të jetë gati në shtator, ku dhe do të kryhen hetimet e para.

I gjithë buxheti i Byrosë së Hetimit do të ofrohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht Departamenti i Shtetit.

Godina e Byrosë së Hetimit do të jetë në një objekt të ushtrisë shqiptare në periferi të kryeqytetit.

Qeveria e ka thuajse gati dhe tani po futen në brendësi të saj pajisje nga më modernet që do të përdoren për hetimin e zyrtarëve të korruptuar.

Ndërkaq, siç mësohet në radhët e Byrosë Kombëtare të Hetimit BKH nuk do të jetë asnjë person që ka punuar në organet policore gjatë diktaturës komuniste, që nuk ka qenë asnjë herë agjent apo resident i shërbimit secret shqiptar por edhe të ndonjë shërbimi fqinj, duhet të ketë moshë nga 30-45 vjeç.

Pjesa më e madhe e agjentëve të BKH-së do të jenë specialist IT dhe financierë, të cilët do të trajnohen në përdorimin e armëve të zjarit si dhe për metoda policimi.

Në fakt, një pjesë e kandidatëve që pritet të pranohen në këtë institucion tashmë kanë filluar trajnimin në Akademinë e Policisë në Sauk, në të cilën po shkollohen nga një ekip i specializuar amerikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat