Sot seanca e fundit, deputetët marrin pushimet

Shqipëria

Sot seanca e fundit, deputetët marrin pushimet

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 07:02
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë do të miratojë sot projekligjet e fundit, përpara se deputetët të marrin pushimet. Veç ligjeve në axhendën e Parlamentit, pritet të votohet edhe zgjatja deri në dhjetor e mandatit të komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, që do të punojë për ligjet që e bëjnë të zbatueshëm reformën. Sesioni i 7 i Kuvendit do të nisë më 5 shtator.

E hëna, e shpallur ditë pushimi për administratën me vendim qeverie, do të shënojë edhe seancën e fundit të sesionit të 6 të Kuvendit të Shqipërisë, legjislatura e tetë. Rendi i ditës së seancës ka 8 pika, mes të cilave dy marrëveshje koncesionare, ndryshime në Kodin Penal dhe ligji për rivlerësimin e pasurisë.

Me miratimin e projektligjeve të fundit për këtë sezon, deputetët dhe ministrat marrin pushimet për t’u rikthyer , në sesionin e 7 të Kuvendit, që nis të hënën e parë të shtatorit, në datën 5.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat