Thethi i mrekullon gjermanët, ja çfarë shkruajnë mediat atje

Shqipëria

Thethi i mrekullon gjermanët, ja çfarë shkruajnë mediat atje

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 16:04
Thethi

Ambasada Gjermane në Tiranë bëri të ditur sot se mediat gjermane shkruajnë për Alpet shqiptare, duke i konsideruar ato një mrekulli të pazbuluar në Evropë.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Ambasada Gjermane në Tiranë shprehet se Alpet shqiptare janë një nga zonat e fundit malore të pazbuluara në Evropë.

“Fshati Theth shtrihet në një luginë të rrethuar nga maja malesh prej më shumë se 2600 metra të lartë. Në vitet e shkuara është zhvilluar me ndihmën gjermane një ofertë turistike tepër e veçantë. Disa familje ofrojnë ndërkohë mundësi akomodimi dhe ushqimi në shtëpitë e tyre historike prej guri”.

Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) ka këshilluar dhe mbështetur familjet dhe komunitetin e fshatit në zhvillimin e kësaj oferte.

“Gjithashtu, Thethi është pjesë e shtegut ndërkufitar ‘Peaks of the Balkans’ që kalon përmes 192 km në zona të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Ajo u ndërtua nga Shoqata Gjermane e Alpeve (DAV) së bashku me Projektin Gjerman të Bashkëpunimit për Zhvillim. Mediat gjermane e përshkruajnë Thethin si një mrekulli, shprehet Ambasada Gjermane duke iu referuar shkrimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat