Shqiptari plagoset rëndë nga dy amerikano-jugor

Kronikë e zezë

Shqiptari plagoset rëndë nga dy amerikano-jugor

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 19:53
ilustrim

Një 24-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pas një sherr, i cili ka ndodhur gjatë natës që kaloi në rrugën “Cilea” në Pioltello të Milanos.

Mediat italianë shkruajnë se shqiptari është sulmuar nga dy amerikano-jugor.

 Gazeta “Il Giorno” shkruan se ngjarja  mund të ketë ndodhur për çështje droge dhe se është filmuar nga kamerat dhe pamjet janë në dispozicion të policisë. Shqiptari është goditur me thikë pranë zemrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat