Horoskopi, 26 korrik 2016

Life style

Horoskopi, 26 korrik 2016

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 07:29
Horoskopi

Dashi 21/3 - 20/4

Gjërat që ju nuk i keni patur problem në marrëdhënien tuaj në çift, sot do t’ju duken tejet të komplikuara. Beqarët do ndihen mirë me personat që kanë njohur. Në planin financiar do t’i kaloni problemet.

Demi 21/4 - 21/5

Plot besim në vetvete nuk do të tërhiqeni në ato raste kur duhet të merrni iniciativën. Beqarët nuk duhet të hedhin hapa të nxituar. Në planin financiar do dini si t’i menaxhoni të ardhurat.

Binjakët 22/5 - 21/6

Falë ambicies tuaj do të zgjidhni rrugën më të mirë për të ndrequr një gabim me partnerin/en. Beqarët do fillojnë një lidhje dashurie. Kujdes me shpenzimet, financat delikate.

Gaforrja 22/6 - 22/7

Mos lini pas dore gjërat që janë me të vërtetë të rëndësishme për marrëdhënien tuaj. Beqarët nuk do e kenë mendjen fare te lidhjet. Financat do mbrohen nga Venusi.

Luani 23/7 - 21/8

Sa më shumë që të jeni teatralë në prezantimin tuaj të fakteve, aq më shumë partneri/ja do t’ju besojë dhe do t’ju mbështesë. Beqarët do kenë takime pa fund. Në planin financiar merrni masa strikte.

Virgjëresha 22/8 - 23/9

Dita e sotme është më e përshtatshmja për të synuar për më lart si në punë, ashtu edhe në çështjet personale. Beqarët nuk do ta ndryshojnë statusin. Kujdes me shpenzimet.

Peshorja 24/9 - 23/10

Do të ndjeheni të prekur nga mënyra se si do të reagojë ndaj jush personi i zemrës. Beqarët do realizojnë disa takime, por nuk do jenë gati për të nisur lidhje. Financat do jenë të favorshme për shpenzime.

Akrepi 24/10 - 22/11

Sot do t’ju duket se po përballoni shpërthimin e fuqishëm të diçkaje apo dikujt që keni në krah, por nuk dini si ta shpjegoni. Beqarët duhet të bëjnë atë që ju thotë zemra. Financat do jenë në gjendje të mirë.

Shigjetari 23/11 - 22/12

Kërkesat tuaj për hapa të mëtejshëm në marrëdhënien tuaj në çift janë të drejta. Beqarët të mos bëjnë hapa të nxituara, por të njihen edhe më mirë me personat që pëlqejnë. Financat do përmirësohen.

Bricjapi 23/12 - 20/1

Nëse investoni më shumë kohë për marrëdhënien tuaj në çift, sot do keni rezultate të vlefshme, si për vete edhe për partnerin/en. Beqarët nuk do kenë fat në dashuri. Në planin financiar nuk priten probleme.

Ujori 21/1 - 19/2

Do të zbuloni se midis jush dhe partnerit/es ka shumë gjëra të përbashkëta, shumë më tepër se sa e keni imagjinuar. Beqarët mund të lëndohen nga personat që do të takojnë. Financat e mira.

Peshqit 20/2 - 20/3

Sot mund të dilni në pah në më shumë se një rast, por përpiquni të mbeteni besnikë të vetes tuaj. Beqarët do ndihen mirë me statusin që kanë. Kujdes me shpenzimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat