Masakër pas sherrit në spital, ja si nodhi ngjarja

Shqipëria

Masakër pas sherrit në spital, ja si nodhi ngjarja

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 08:11
Foto nga vendi ngjarjes

Një ngjarje horror ka ndodhur paraditen e djeshme në am bientet e brendshme të Spi talit Amerikan, në në zonën e Laprakës në kryeqytet, pranë Spitalit të Traumës. Pacienti Lefter Canaj, 57 vjeç, i cili kurohej në Repartin e Hemodializës, ka shkaktuar qëllimisht zjarr në brendësi të repartit, duke lënë të vdekur në vend dy paciente të cilat merrnin dializë, si dhe plagosur rreth 20 të tjerë. Burime nga Policia e Tiranës bënë të ditur se viktimat e ngjarjes së rëndë janë shtetaset Sanie Sulaj, 55 vjeçe, nga Mamurrasi dhe Hanife Mali, 55 vjeçe, nga Laçi, që u gjet poshtë krevatit e karbonizuar. Shkak për zjarrin e rënë është bërë një konflikt mes dy pacientëve, të cilët kuroheshin në të njëjtin repart, por qëndronin në dhoma të ndryshme. Sipas policisë, ka qenë shtetasi Lefter Canaj, i cili me një shihe benzinë ka shkuar në dhomën ku qëndronte pacienti tjetër Dashamir Saraçi, 47 vjeç, duke spërkatur këtë të fundit me lëndën djegëse dhe më pas i vuri flakën.

Ngjarja

E gjithë ngjarja është shënuar rreth orës 11:00 të paradites. Ishte koha kur shumica e pacientëve të shtruar në Repartin e Hemodializës në spitalin privat, po merrnin dializën. Sipas burimeve nga policia e kryeqytetit, autori i dyshuar i ngjarjes, 57-vjeçari Lefter Canaj, ka pasur një konflikt me një tjetër pacient që ndodhej aty, Dashamir Saraçi. Canaj kishte rreth 40 minuta që kishte marrë dializën dhe ishte lënë nga infermierët që të pushonte. Por 57-vjeçari kishte një qëllim tjetër në atë moment. Ai shkon te dhoma ku qëndronte “hasmi” i tij me emrin Dashamir Saraçi. Ky i fundit në atë moment mësohet se sapo kishte marrë dializën. Ndërsa 57-vjeçari, me një qese në dorë brenda së cilës ndodhej një shishe me benzinë, ka spërkatur 47-vjeçarin. Sipas policisë, në momentin kur autori i dyshuar i ngjarjes ka spërkatur pacientin 47-vjeçar, lënda djegëse është përhapur edhe në dhomën ku ata qëndronin. Gjithashtu, aty ndodheshin të shtruara edhe dy paciente të tjera, të cilat nuk mundën të dilnin gjallë prej aty. Pasi ka bërë spërkatjen me benzinë, Canaj ka nxjerrë një shkrepëse për t’i vënë flakën personit me të cilin kishte konflikt. Momentin kur flakët janë përhapur, aty janë ndodhur edhe infermierët, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve në trupin e Dashamir Saraçit dhe Lefter Canaj. Ndërsa nuk kanë mundur të shpëtojnë dy pacientet e tjera që ndodheshin aty.

Pasojat

Pasojat e lëna pas nga veprimi i ndërmarrë nga 57-vjeçari, janë të shumta. Dy paciente 55-vjeçare, Sanie Sulaj, 55 vjeçe, mësohet se ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë, ndërsa Hanife Mali, 55 vjeçe, është djegur plotësisht si pasojë e flakëve. Në ato momente, këto shtetase ishin duke marrë dializën. Ndërkohë që, rreth 20 persona Reagimi të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre pacientë dhe infermierë. Mësohet se dy infermierë të cilët ndodheshin fare pranë vendit ku ndodhi ngjarja, janë asfiksuar dhe ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës. Sakaq, edhe dy protagonistët kryesorë të ngjarjes ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi kanë pësuar djegie të rënda në masën 90% të trupit. Burime nga Policia e Tiranës bënë të ditur se autori i dyshuar Lefter Canaj, ndodhet i shtruar në një spital privat, në gjendje të rënduar shëndetësore. Po ashtu, edhe 47-vjeçari Dashamir Saraçi mësohet se ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës, pasi ka marrë djegie të shumta në trup dhe është në gjendje të rëndë për jetën. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor, të cilët kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes, si dhe bë- në mbledhjen e provave. Zjarrfikësit të cilët mbërritën menjëherë në vendngjarje, bënë të mundur neutralizimin e flakëve që ato të mos përhapeshin në të gjithë ambientin, si dhe nxorën pacientët dhe stafin nga pavioni ku ra zjarri. Ndërkohë, të dëmtuarit nga kjo ngjarje, pacientë, të afërm dhe punonjës të stafit po marrin mjekim të nevojshëm në Spitalin e Traumës. Ndërsa policia bën të ditur se vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë. 57-vjeçari i cili dyshohet se shkaktoi këtë ngjarje, ende nuk është marrë në pyetje nga policia për shkak se është në gjendje të rënduar shëndetësore.

Spitali privat: Nuk mundet ta parandalonim zjarrin, vështirë të kontrollohen pacientët

Pas ngjarjes së ndodhur paraditen e djeshme në Repartin e Hemodializës në spitalin privat në Laprakë, ky i fundit përmes një deklarate ka thënë se ngjarje të tilla janë shumë vështirë që të parandalohen, pasi nuk mundet që të kontrollohen pacientët. “Pacienti ka hyrë dhe ka kryer veprimin, ka shpërthyer flaka pas veprimit të pacientit, infermieri është djegur në tentativë për të shpëtuar pacientin. I gjithë stafi është dëmtuar në tentativë për të shpëtuar pacientët. Të gjithë pacientët e tjerë janë jashtë rrezikut përveç dy pacientëve që ishin në të njëjtën sallë, i cili është djegur në 90% të trupit. Brenda 3 minutave nxorëm jashtë pacientët dhe ndë- rhyrja ishte e menjëhershme. Kur erdhi policia ishte në kontroll përveç dy pacienteve që janë dëmtuar nga shpërthimi. Ngjarje të tilla nuk mund të parandalohen, pasi pacientët kanë sendet e tyre vetjake, ne nuk mund të shkelim të drejtat për t’i kontrolluar dhe bidoni i pacientit supozohej që të ishte me ujë . Ne reaguam për 3 minuta për të shpëtuar pacientët”, ka deklaruar njëra nga mjeket e spitalit.

Pacienti i Hemodializës: Canaj rrinte i veçuar nga të tjerët, nuk dimë për konfliktin

Ngjarja e rëndë ka edhe dëshmitarë të shumtë, të cilët kanë parë flakët të përhapeshin me shpejtësi në pavionin ku merrej dializa. Njëri prej tyre, E. Deda tregon për “Shekullin”, se autori i dyshuar për këtë ngjarje rrinte gjatë gjithë kohës i veçuar nga pacientët e tjerë dhe nuk i fliste askujt. Deda shprehet se momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë në dhomën ngjitur me atë ku ndodhi ngjarja, ndërsa nuk ka dëgjuar që Lefter Canaj dhe Dashamir Saraçi të debatojnë me njëri-tjetrin. “Unë qëndroja në ato momente në dhomën time, e cila ndodhej ngjitur me dhomën ku ndodhi ngjarja. Me thënë të drejtën nuk dëgjova ndonjë fjalë apo të bërtitur aty. Gjithçka ndodhi papritur. Unë kisha rreth 40 minuta që kisha marrë dializën dhe po rrija, vetëm kur dëgjojmë në një moment të përhapen flakët në dhomë. Aty të gjithë nëpër korridore dhe dalim. Na mjekuan dhe tani jemi mirë. Por ai personi që i vuri flakën është paksa i veçantë. Asnjëherë nuk e kam parë të qëndrojë me njeri këtu. Po dëgjoj që paskan pasur të dy konflikte, por nuk kam dëgjuar të zihen ndonjëherë. Ai rrinte vetëm në dhomë dhe as nuk i fliste njeriu”, është shprehur një nga pacientët e pavionit që u përfshi nga flakët paraditen e djeshme.

Kushëriri i autorit të dyshuar: Nuk ishte mirë këto kohët e fundit

Të gjithë gjendeshin në oborrin e spitalit për të mësuar çdo detaj të mundshëm nga çka kishte ndodhur. Njëri prej tyre, i cili erdhi me shpejtësi sapo kishte dëgjuar për ngjarjen, ishte dhe djali i xhaxhait të autorit të dyshuar që i vuri zjarrin spitalit. M. C., menjëherë sapo hyn në ambientet e spitalit, i shqetësuar pyet se çfarë ka ndodhur dhe kush ishte ai person që e kishte shkaktuar dhe ishte dëmtuar. Sapo dëgjon emrin e kushëririt të tij, sytë i mbushen me lot dhe plot trishtim. Ai u shpreh për gazetën “Shekulli”, se Lefteri kishte disa kohë që qëndronte në atë spital, pasi merrte dializë. Gjithashtu, ai tregoi se Lefteri gjatë ditëve të fundit kishte shfaqur një gjendje të rënduar shëndetësore dhe nuk e përcakton dot se pse e ka marrë një veprim të tillë. “Lefter Canaj është djali i xhaxhait tim. Dua të di se ku është, çfarë ka ndodhur (me lot në sy). Gjatë kohëve të fundit ka shfaqur shumë komplikacione, gjendja e tij ishte përkeqësuar. Ka kohë që qëndron në këtë spital, merr dializë. Nuk di çfarë të them, pasi nuk di asgjë. Më lajmëruan se çfarë kishte ndodhur në spitalin ku qëndronte Lefteri dhe erdha menjëherë pa e ditur se mund të ishte ai protagonist”, është shprehur kushëriri i autorit të dyshuar.

Ilir Beqaj: Mbikëqyrje administrative kontratës së Hemodializës

Pas ngjarjes së rëndë, në vendngjarje ka shkuar edhe ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili deklaroi se do të kërkohet mbikëqyrje administrative e kontratës së koncesionarit të Hemodializës. Pas ngjarjes tragjike brenda Spitalit Amerikan ku humbën jetën dy pacientë, Beqaj tha se Ministria e Shëndetësisë do të zhvillojë hetim administrativ. “Sigurisht, ne do të shqyrtojmë pjesën administrative të kontratës së spitalit privat, që ka me Fondin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për shërbimin e Hemodializës”, u shpreh Beqaj. Ndërsa më tej shtoi se i takon organeve të drejtësisë të zbardhin ngjarjen e rëndë, ku humbën jetën dy paciente dhe u plagosën rreth 20 të tjerë. “Ka një fatalitet, por do t’ia lëmë organeve të drejtësisë të hetojë shkaqet e kësaj ngjarje”, tha Beqaj. Ministri theksoi se dy pacientë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe bëhet fjalë konkretisht për autorin e zjarrëvënies dhe pacientin tjetër të cilit ai donte t’i vinte flakën. “Dy pacientët ndodhen në gjendje të rëndë dhe po marrin mjekimin përkatës. Të tjerët me dëmtime të lehta. Janë të dëmtuar edhe dy infermierë që kanë qenë duke kryer shërbimin ndaj pacientëve. Janë treguar shumë të zotë duke ndihmuar pacientët për të dalë jashtë sallës”, përfundoi ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Drejtori i Zjarrfikëses: Dy personat kishin konflikte të hershme

Drejtori i Shërbimit të Zjar rfikëses, Shkëlqim Goxhaj ka deklaruar për mediat se - dy personat e konfliktuar ditën e djeshme në ambientet e brendshme të spitalit privat, kanë pasur probleme të hershme me njëri-tjetrin. Sipas tij, të dy pacientë të Hemodializës, mbetën të plagosur rëndë nga kjo ngjarje. “Dyshohet se dy qytetarët që bënin dializën pranë spitalit kanë qenë në konflikt dhe, njëri prej tyre ka shfrytëzuar ambientet e spitalit për të dëmtuar tjetrin. Personi që donte të digjte tjetrin është futur në dhomën, që më pas do të përfshihej nga flakët ku edhe është djegur”, është shprehur Goxhaj. “Njëri nga ata u dërgua menjëherë për në Spitalin e Traumës, ndërsa tjetri në spital privat, si dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, tha ai. Goxhaj theksoi se ndërhyrja e zjarrfikëses ka qenë e menjëhershme për neutralizimin e flakëve. Kreu i shërbimit të zjarrfikëses theksoi gjithashtu se spitali disponon pajisjet e duhura për shuarjen e flakëve, por zjarri ka rënë në një zonë ku rrezikshmëria e pajisjeve është shumë e lartë. “Ekspertët tanë po verifikojnë të gjitha pajisjet për mbrojtjen nga zjarri. Mendojmë se spitali i ka marrë masat kundër zjarrit. Pajisjet që ndodhen brenda spitalit janë të një rrezikshmërie shumë të lartë dhe koha ka qenë e pamjaftueshme për shuarjen në kohë të flakëve”, deklaroi Goxhaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat