Fotoja e Ramës me Obamën, 57-vjeçari tregon të vërtetën

Shqipëria

Fotoja e Ramës me Obamën, 57-vjeçari tregon të vërtetën

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 10:50
Obama-Rama

Një 57-vjeçar nga Florida ka pranuar se është fajtor për ndihmën prej 80 mijë dollarësh, në kontributet e paligjshme të fushatës së jashtme, të një komisioni të përbashkët për mbledhjen e fondeve për fushatën e rizgjedhjes së presidentit Barack Obama, në vitin 2012.

"William Argeros, pranoi gjithashtu të hënën në Gjykatën Federale në Newark, Nju-Xhersi, se ai ka gënjyer për një juri të madhe në vitin 2015. Ai ka shtuar se ka ndihmuar transferimin e 80 mijë dollarëve për Bilal Shehun, një rezident në Nju-Xhersi, i cili e ka dhënë në komision", shkruan "Bloomberg".

Ndërkohë më 29 qershor, Shehu u vetëdeklarua fajtor, duke thënë se ai shkoi në një ngjarje për mbledhjen e fondeve në San-Françisko më 8 tetor 2012, me një shtetas të huaj, të cilit i ishte mohuar hyrja, por që i lejohej të bënte një foto me Obamën.

Partia Demokratike e Shqipërisë ka bërë një ankesë penale kundër kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se ka dhënë 80 mijë dollarë për një foto me presidentin amerikan, raportoi më 4 korrik “Associated Press”.

Gazeta shton se Rama e përdori foton për të treguar një lidhje me Obamën, para se Partia Socialiste të vinte në pushtet. Kryeministri mohoi pjesëmarrjen në "takimet elektorale" me Obamën, si dhe ka shtuar se ka takuar Shehun si anëtar i komunitetit shqiptar në Nju-Jork.

Ligji i  SHBA-ve ndalon të huajt të kontribuojnë në kandidatët federalë apo komiteteve për mbledhjen e fondeve. Argeros ka pranuar se “i ka treguar të huajit se si të transferojë të holla dhe të sigurojë pagesën e komisionit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat