Meta takon ish-Sekretaren Albriajt: Të forcojmë bashkëpunimin me SHBA

Shqipëria

Meta takon ish-Sekretaren Albriajt: Të forcojmë bashkëpunimin me SHBA

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 16:08
Ilir Meta

Kreu i Kuvendit Ilir Meta mori pjesë në Forumin e Liderëve Ndërkombëtarë, në kuadër të Konventës së Partisë Demokratike amerikane në Filadelfia.

Në forumin e NDI-së marrin pjesë shumë udhëheqës e përfaqësues të lartë politikë nga e gjithë bota. Meta ka takuar ish-Sekretaren e Shtetit Madeleine Allbrajt, kreyparlamentarin e Suedise Urban Ahlin, kreun e Parlamentit të Gjeorgjisë, David Usupashvili dhe eurodeputetët Knut Flkenshtajn, Xhani Pitela e Tanja Fajon.

Nga ky takim Meta theksoi se duhet të forcohet bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, si dy vende anëtare të NATO-s, që mbrojnë vlerat demokratike, stabilitetin dhe sigurinë.  “Mirënjohje për bashkëpunimin me NDI për të rritur transparencën dhe demokracinë e brendshme të partive politike”, tha Meta.

Kreu i Kuvendit ndodhet këtë javë në Filadelfia në kuadër të pjesëmarrjes në konventën e demokratëve amerikanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat