Parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 07:34
Moti

Kthjellimet do të karakterizojnë motin në gjithë vendin deri në mesditë kur priten zhvillim i vranësirave në zonat malore duke rrezikuar shira të izoluar, nuk përjashtohen edhe rrebeshe shiu në ekstremin verior të vendit.

Parashikohet që gjatë pasdites zonat e ulëta dhe bregdetare të mbeten në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme duke lënë me vranësira dhe shira të përkohshëm zonat verilindore dhe juglindore. E njëjta situatë meteorologjike do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehte si në vlerat e mëngjesit edhe në të mesditës. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor dhe për pasojë ne brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat