Ambasadorët, presion që të votohet "Vetting"-u

Shqipëria

Ambasadorët, presion që të votohet "Vetting"-u

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 08:08
Komisioni pë Reformë në drejtësi

Seanca plenare e ditës së hënë u tha se do të ishte e fundit për këtë sesion parlamentar, por mosmiratimi i 7 projektligjeve të emergjencës për reformën në drejtësi ka bërë që ambasadorët e huaj në Tiranë të kërkojnë një tjetër seancë për miratimin e tyre. Ambasadorët kanë kërkuar që deputetët të mos largohen para ditës së shtunë për pushime, me qëllim që të miratojnë 7 projektligjet që do t’i hapnin rrugë formimit të institucioneve të drejtësisë dhe ndryshimeve kushtetuese që u dekretuan nga presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Mësohet se ekspertët e OBDAT-it dhe Euralius-it kanë kërkuar miratimin e “Vetting”-ut si fillim brenda muajit korrik dhe të 6 ligjeve të tjera në gusht, edhe pse ligjërisht ato nuk mund të miratohen pa hyrë në fuqi kushtetuta e re, pasi kjo bie ndesh me Kushtetutën aktuale. Miratimi i ligjit të “Vetting”-ut brenda muajit korrik është kërkuar me ngulm në rrugë jozyrtare për shkak se mund të digjej një fond i akorduar nga Bashkimi Evropian për Shqipërinë. Një prononcim për mediat ditën e djeshme, ambasadorja gjermane, Sussane Schutz, bëri thirrje që 7 ligjet duhet të miratohen urgjentisht, pasi pa miratimin e tyre në drejtësi nuk vlen.

“Përplasja” pozitë-opozitë për 7 projektligjet

Shtatë ligjet janë miratuar në Komisionin e Posaçëm Parlamentar të reformës në drejtësi pa praninë e opozitës dhe anëtarët e shumicës në këtë komision thonë se ato kanë pësuar ndryshime nga varianti fillestar. Por opozita është shprehur më herët se ka në dorë variantin e parë të këtyre ligjeve dhe se ka mjaft vërejtje për to, ndërsa nuk është njohur me ndryshimet e miratuara në komision dhe se kjo do të kërkojë kohë për të dhë- në opinionet e saj. Pikërisht, për të përafruar qëndrimet mes opozitës dhe maxhorancës për 7 ligjet e emergjencës, sot do të mblidhet Komisioni i Posaçëm Parlamentar për reformën në drejtësi. Në mbledhjen e sotme, pritet që Komisioni të diskutojë vetëm për ligjin e “Vetting-ut”, për t’i hapur rrugë votimit të tij në Parlament ditën e enjte. Anëtarët e Komisionit janë njoftuar me anë të një e-mail-i për të marrë pjesë në diskutime, ndërsa më herët gjatë ditës kreu i Kuvendit, Ilir Meta, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” i bëri thirrje Komisionit që të fillojë punën për të rishikuar ligjin e “Vetting”-ut që t’i hapet rruga menjëherë krijimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe më pas 6 ligjeve të tjera.

Deputetët e PD-së nuk kanë marrë pushimet

Në seancën e fundit plenare, nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj, në cilësinë e kryesues së seancës nuk e mbylli këtë sesion parlamentar formalisht, duke u uruar deputetëve pushime të mbara, siç ndodh në çdo fund sezoni. Seanca e së hënës u dominua nga debate dhe akuza mbi kontributin për miratimin e reformës, ndërsa shumë deputetë bënë thirrje që edhe 7 projektligjet të miratohen duke shmangur problemet. Burime konfidenciale konfirmuan për gazetën “Shekulli” se deputetët e djathtë nuk kanë marrë pushimet, siç duket në pritje të seancës së radhës për votimin e shtatë projektligjeve.

Pengesa kushtetuese për 7 ligjet dhe ngutja e ambasadorëve

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, pak ditë më parë vuri në dukje një pengesë kushtetuese pse ligji i “Vetting”-ut nuk mund të kalojë brenda korrikut. "Më 25 korrik ishte seanca e fundit për këtë sesion. Dakordësia ka qenë kjo: që 7 ligjet, nuk kanë mundësi kushtetuese të kalojnë këtë sesion dhe sesioni i radhës nis më 4 shtator", tha Vasili. Edhe ekspertët e opozitës folën për disa pengesa, njëra prej të cilave kushtetuese. Sipas tyre, për sa kohë ndryshimet kushtetuese nuk kanë hyrë në fuqi, projektligjet nuk kanë baze ligjore mbështetëse. Me dekretimin e ndryshimeve kushtetuese nga Presidenti do të duhen të paktën 15 ditë për botimin në fletoren zyrtare, një kohë që tejkalon edhe javën e parë të gushtit. “Ngutja” e ambasadorëve të huaj, i OPDAT-it dhe Euralius-it lidhet edhe me pasigurinë që shfaq funksionimi i koalicionit qeveritar, i cili tani i ka 84 votat e nevojshme që duhen për miratimin e 7 ligjeve edhe nëse opozita nuk bie dakord me formulimin e tyre.

Presidenti dekreton ndryshimet kushtetuese

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dekretuar reformën në drejtësi, duke i dhënë kështu vulën e fundit ndryshimeve kushtetuese. Një ditë pasi Kuvendi i dërgoi presidentit ndryshimet, kreu i shtetit nuk ka pritur afatin kushtetues prej 20 ditësh, por ka firmosur menjëherë ndryshimet që morën 140 votat e deputetëve javën e shkuar. Efektet e para të reformës pritet të ndjehen me zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED). Ndryshimet kushtetuese hyjnë në fuqi 15 ditë nga botimi në fletoren zyrtare, pra në datën 10 gusht. Kreu i shtetit, ka zgjedhur edhe për ligje të tjera të mos presë afatin e fundit kushtetues për të firmosur dekretin. Sa i përket KED-it gjithçka saktësohet në nenin 149, pika d të Kushtetutës. Në këtë nen thuhet se Presidenti Republikës zgjedh me short mes datave 1 dhe 5 dhjetor dy gjyqtarë nga Gjykata Kushtetuese, një gjyqtar nga Gjykata e Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë dhe dy prokurorë nga gjykata e Apelit si dhe një gjyqtar nga Gjykata Kushtetuese. Nëse presidenti nuk arrin të zgjedhë anëtarët deri në 5 dhjetor atëherë kryetari i Kuvendit i zgjedh ata me short brenda datës 10 dhjetor.

7 projektligjet që duhen votuar, “Vetting”-u më emergjenti

Ashtu siç u angazhuan për kon sensusin e arritur më 21 kor rik, maxhoranca dhe opozita do të punojnë së bashku për - - të përmirësuar të shtatë nismat ligjore që janë miratuar në Komisionin e Posaçëm Parlamentar vetëm me votat e shumicës. Angazhimi i të dy palëve për rishikimin e 7 ligjeve bëhet i domosdoshëm pas ndryshimeve të fundit që ju bënë draftit kushtetues që u votua më 22 korrik. Ligjet janë kryesisht të karakterit organik dhe përfshijnë: Projektligjin “Për Gjykatën Kushtetuese”, draftin “Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, projektligjin “Për organizimin e gjyqësorit”, atë “Për organizimin e prokurorisë”, Projektligjin “Për mirëqeverisjen e organeve të drejtësisë”, projektligji për SPAK dhe Byroja si dhe Projektligji “Për statusin e gjyqtarëve”. Në total janë më shumë se 40 projektligje që duhen miratuar nga Kuvendi si pjesë e paketës së reformës në drejtësi. Megjithatë, në këtë proces është parashikuar ngritja e një organi që ka afat kushtetues edhe pa miratimin e 7 ligjeve të emergjencës.

Bëhet fjalë për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi (KED). Kushtetuta e re detyron presidentin që brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e ndryshimeve të nisë procedurën për zgjedhjen e 9 anëtarëve të KED-it. Opozita e kishte konsideruar këtë strukturë kyçe për kapjen politike, por pas ndryshimeve që pësoi drafti tani ky organ jo vetëm që ka ndryshuar përbërje, por i është reduktuar edhe numri i anëtarëve të organeve kushtetuese. Kushtetua e re detyron me afat edhe nisjen e procedurave për ngritjen e strukturave që do të bëjnë “Vetting-un, i përfshirë në draftin “Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”. Brenda 45 ditëve nga hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese, pra deri në fund të muajit shtator, Presidenti i Republikës duhet të ketë përfunduar organizimin e procesit të aplikimit dhe hartimin e listës me kandidatët që plotësojnë kriteret. Ky proces do të mbikëqyret nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i cili do të përbëhet nga prokurorë dhe gjyqtarë të huaj që duhet të jenë të gatshëm për detyrën sapo ligji të hyjë në fuqi. Ndaj duke u konsideruar si më urgjenti, projektligji i “Vetting”-ut do të diskutohet sot në Komisionin e Posaçëm të reformës për t’i hapur rrugë votimit të tij në Parlament para muajit gusht.

Ambasadorja gjermane: Miratoni sa më shpejt 7 ligjet

Festa e miratimit të re formës në drejtësi ka mb aruar dhe tashmë politika - - duhet të punojë për implementimin e saj, duke filluar me miratimin në mënyrë urgjente të 7 ligjeve që do t’i hapnin rrugë krijimit të institucioneve të drejtë- sisë. Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë tha dje se nga zbatimi i reformës në drejtësi do të varet edhe fati i negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. “Ne e vlerësojmë shumë që reforma në drejtësi kaloi. Është një hap shumë i rëndësishëm i Shqipërisë në afrimin me Bashkimin Evropian, por është shumë e rëndë- sishme që kjo reformë në drejtësi të mos mbetet vetëm në letër, por të implementohet”, tha Sussane Schutz. Ajo tha ndër të tjera se 7 ligjet duhet të ishin miratuar ditën e enjte, ndërsa pa implementimin e tyre reforma nuk do të vlente asgjë. “Unë shpresoj gjithashtu që 7 ligjet e rëndësishme, që në fakt duhet të kishin kaluar të enjten, do të miratohen shumë shpejt. Pa implementim, reforma në drejtësi nuk vlen shumë. Vendimi që do të merret nga Komisioni Evropian, po ashtu edhe nga vendet anëtare, do të varet shumë se kur do të jenë hapat e parë të implementimit”, tha në fund Schutz.

Rama: PD nuk mund ta ndalë më reformën

Pas kalimit të paketës me ndryshimet kushtetuese, reforma në drejtësi do të vijojë me plotësimin e saj, fillimisht me ligjet kryesore që kërkojnë shumicë të cilësuar. Pikërisht për këtë fakt, kryeministri Edi Rama nuk parashikon një rrugë të lehtë. “Reforma në Drejtësi do të vazhdojë me ligjet kryesore që pasojnë reformën e miratuar kushtetuese dhe kërkojnë minimumi 84 vota. Ata që u dorëzuan përballë presionit të jashtëzakonshëm popullor e ndërkombëtar dhe presionit të brendshëm që krisi murin shurdh të Partisë Demokratike, do të vazhdojnë të rezistojnë në çdo hap e për çdo ligj të domosdoshëm për zbatimin e reformës kushtetuese”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale. Megjithatë, Rama thotë se kundërshtarët e reformës nuk kanë asnjë mundësi që “të ndalin historinë e re të drejtësisë që ka nisur me hirin dhe me pahirin konsensual të 21 korrikut”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat