PD: Rama të tregojë burimin e 80 mijë dollarëve

Shqipëria

PD: Rama të tregojë burimin e 80 mijë dollarëve

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 08:41
Grida Duma

Partia Demokratike kërkoi edhe një herë hetimin e çështjes së pagesës së 80 mijë dollarëve për atë që cilësohet prej saj si financim nga kryeministri Rama për të siguruar një foto me presidentin amerikan, Barak Obama, pak vite më parë. Sekretarja së Marrëdhenieve me Publikun në PD, Grida Duma, tha se dy janë faktet e reja që sjell media botërore. “Një biznesmen grek, Uilliam Argeros, me qëndrim në Kaliforni, ka ndihmuar në kalimin e 80 mijë dollarëve tek Bilali i Ramës, i cili siguroi biletën për shefin e Rilindjes”, u shpreh Duma. Sipas saj, “mediat e Uashingtonit dhe e Brukselit ka vënë tashmë emrin Edi Rama, si burimi i 80 mijë dollarëve”.

“Shtetasi i huaj numër 2, siç e cilëson FBI, ka emër. Ai është Edi Rama, dhe qendrat më të rëndësishme të opinionit publik në Bruksel e Uashington e tregojnë me gisht”, shprehet përfaqësuesja e PD-së. Sipas saj, Rama nuk jep asnjë shpjegim, ku i mori 80 mijë dollarët që pagoi për foton me Obamën. “A janë para të ligjshme, apo janë para krimi, para droge, para trafiku, të ngjashme me ato që përdori për të ardhur në pushtet?”, pyet Partia Demokratike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat