Reforma në drejtësi, Instituti Ndërkombëtar Republikan vlerëson Bashën

Shqipëria

Reforma në drejtësi, Instituti Ndërkombëtar Republikan vlerëson Bashën

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 11:16
Ambasadori Mark Green

Presidenti i Institutit Ndërkombëtar Republikan, të afiliuar me Partinë Republikane amerikane, dhe të themeluar nga Kongresi Amerikan në vitin 1983 për të mbështetur konsolidimin e demokracive dhe sundimin e ligjit në botë, ambasadori Mark Green, përmes një letre dërguar kryetarit të Partisë Demokratike, vlerëson lidershipin e demostruar nga Lulzim Basha në procesin dhe rezultatin final të reformës në drejtësi.

"Sot unë dëshiroj t’ju uroj ju për drejtimin e partisë tuaj dhe të vendit tuaj, në votimin e kësaj reforme. Pavarësisht të gjitha pengesave, lidershipi që ju treguat në këtë rast në arritjen e një marrëveshje që i shërben të gjithë shqiptarëve meriton vlerësimet më të larta dhe i  tregon popullit shqiptar se Partia Demokratike është e gatshme t’i qeverisë të gjithë qytetarët e vendit tuaj”, thuhet në letër.

“Gjatë kohës time si kongresmen unë përjetova shumë nga këto votime të vështira dhe unë e kuptoj peshën që ju duhet të mbanit në drejtimin e këtyre negociatave, të cilat ishin shumë komplekse dhe shpesh herë sigurisht tmerrësisht të vështira. Megjithatë pasi arrihet rezultati,  procesi ka shumë më pak rëndësi se rezultati, në mënyrë të veçantë kur ai është pozitiv për vendin”, vijon letra.

“Ju lutem pranoni urimet e mia më të sinqerta për këtë sukses të rëndësishëm jo vetëm për ju dhe Partinë Demokratike por gjithashtu për të gjithë Shqipërinë”, thuhet në fund të letrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat