Meta ndërpret vizitën në SHBA: Po synohet të prishet konsensusi për Reformën në drejtësi

Shqipëria

Meta ndërpret vizitën në SHBA: Po synohet të prishet konsensusi për Reformën në drejtësi

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 13:21
Ilir Meta

Kreu i Parlamentit Ilir Meta ka ndërprerë vizitën e tij në SHBA, për tu kthyer në Shqipëri, ku palët ende janë larg konsensusit për miratimin e 7 ligjeve.

"Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, ndërpret vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u kthyer në Shqipëri dhe për të sqaruar konfuzionin e krijuar ditëve të fundit që kanë për qëllim prishjen e konsensusit historik parlamentar të 21 korrikut për reformën në drejtësi", thuhet ne njoftimin e Kuvendit. Ndërkohë që nga kryesia e Kuvendit, kreu i këtij komisioni, Fatmir Xhafaj shprehu keq ardhje se PD i prishi vizitën Metës. Mesa duket do të duhet sërish një ndërhyrje e faktorit LSI për të rikthyer edhe një herë konsensusin në tavolinë për nisjen nga puna të shqyrtimeve të 7 ligjeve .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat