PD akuza Ramës: Banda e Roshit vazhdon të sundojë në Kavajë

Shqipëria

PD akuza Ramës: Banda e Roshit vazhdon të sundojë në Kavajë

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 15:56
Elvis Rroshi

Partia Demokratike, ka denoncuar dhunën e ushtruar ndaj një qytetari në Kavajës, nga njerëz të kryebashkiakut Elvis Rroshi. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, sekretari për zgjedhjet, Ivi Kaso deklaroi se, “Edi Rama vazhdon ta mbajë të vërsulur ndaj qytetarëve bandën kriminale të Elvis Rroshit në Kavajë, i cili është ende kryetar bashkie, edhe pse u zbulua dënimi  i tij në Itali për përdhunim. Dje banda e Rroshit ka sulmuar sërish një qytetar, i cili një muaj më parë denoncoi dhunën shtazarake që ushtroi ndaj tij, vëllai i Rroshit, drejtor i Ramës për OSHE-në në Kavajë, në ambientet e institucionit ku qytetari Julian Kola, kishte shkuar për t’u ankuar mbi një faturim të padrejtë. E njëjta bandë, ka dhunuar sërish këtë qytetar, i cili denoncon publikisht se ushtari i Rroshit e ka goditur edhe brenda fugonit të policisë, dhe më keq, edhe në komisariat, ku njerëz me uniformën e shtetit, e kanë kërcënuar që të tërhiqet, të mos bëj kallëzim”.

Sipas tij, Rama edhe pse e quajti botërisht të mbaruar shërbimin e tij ai nuk e ka shkarkuar nga detyra Roshin.

“Edhe pse e quajti botërisht të mbaruar shërbimin e Rroshit, kur u zbulua dënimi i tij në Itali për përdhunim, Rama në fakt po lejon, e po përkrah të gjithë shërbimet kriminale të kësaj bande që sundon në Kavajë. Kush është motivi që e bën Ramën të mos ndahet dot nga këta kriminelë e nga kjo bandë e armatosur, me të cilët ndan pushtetin? A janë tenderat disa milionë euroshe që duhet të firmosë Elvis Rroshi, si ai i përroit të Leshniqës, para që oligarkia i ndan mes veti? Apo është projekti fantazëm i portit të Karpenit, ku pasuria kombëtare i jepet një firme të sajuar me 100 paund pasuri, e cila më pas e tregton sipas qejfit këtë aset të rëndësishëm të vendit? Çfarë po pret Edi Rama të shkarkojë nga detyra banditin e tij Rroshi? Përgjigja është e thjeshtë; po pret shërbimet e fundit kriminale, ndarjen e parave dhe të pasurive kombëtare, dhe për këtë i duhet edhe ca kohë firma e banditit Rroshi”, tha gjatë deklaratës së tij, Ivi Kaso.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat