Apeli lë në burg ish-zv/drejtorin e Burgjeve Iliaz Labi

Shqipëria

Apeli lë në burg ish-zv/drejtorin e Burgjeve Iliaz Labi

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 18:28
Iljaz Labi

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, dhënë nga Gjykata për Krimet e Rënda, për zëvendësdrejtorin e Burgjeve, Iljaz Labi, i akuzuar për korrupsion të zyrtarëve të lartë.

Ish- zv/drejtori i Burgjeve u arrestua nga policia në datën 11 korrik me akuzën se është përfshirë dhe ka përfituar para me tenderat e ushqimeve në burgje.

Gjithashtu, u arrestuan edhe 4 administratorët e kompanive private, për “korrupsion aktiv” në tenderë. 4 administratorët e kompanive private që u arrestuan janë Elidjan Laskaj, administrator i shoqërisë “Dogel”, Ylber Kalaja, administrator i shoqërisë “Vllaznia”, Shemsi Sinani, administrator i shoqërisë “M.B.Kurti” si dhe Nexhmi Balla, administrator i shoqërisë “Nelsa”. Këta persona kanë paguar tek Iljaz Labi 2 milionë lekë të reja rryshfet që kompanitë e tyre të fitonin tenderat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat