“Vetingu”, Basha: Nuk mund të kalojë nesër, është në shkelje të kushtetutës

Shqipëria

“Vetingu”, Basha: Nuk mund të kalojë nesër, është në shkelje të kushtetutës

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 18:38
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim ka dhënë një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ku ka folur për miratimin e reformës në drejtësi dhe për miratimin e ligjit të “Vetingu”-t.

Basha është shprehur se ky ligj nuk mund të kalojë ditën e nesërme pasi, sipas tij, është në shkelje të kushtetutës.

“Shoh përpjekje për të rikthyer tensionin nga ata që tentuan të largonin opozitën nga reforma. Ligji i “Vetingu”-t nuk mund të kalojë nesër, është në shkelje të kushtetutës”, thotë Basha.

Kreu i opozitës shprehet për Zërin e Amerikës se drafti i reformës pati përmirësime thelbësore falë qëndrimit të opozitës. Ai i bën thirrje mazhorancës të mos punojë me hile, por me transparencë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat