Ndoka: Rruga e Kombit, tani mirditorët duhet t’i paguajnë haraç turkut

Shqipëria

Ndoka: Rruga e Kombit, tani mirditorët duhet t’i paguajnë haraç turkut

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 21:14
Nard Ndoka

Deputeti Nard Ndoka reagon për tarifën e mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit. Duke iu referuar historisë, Ndoka e cilëson tarifën e bërë publike një ditë më parë nga Ministria e Transportit si “haraç” që duhet ta paguajnë banorët e Mirditës.

Statusi i Ndokës

Turqit 'pushtojnë' krahinën e Mirditës me ndihmën e qeverisë shqiptare! Shqiptarët për të kaluar në trojet e tyre duhet t’i paguajnë turqve haraç 145 lira turke. Për pesë shekuj me radhë osmanllinjtë nuk mundën të hyjnë dhe as të pushtojnë krahinën e trojet e Mirditës.

Mirditorët me qëndresën e tyre, me lidhjet e ndihmën e Perëndimit arritën t’i ruajnë trojet e tyre nga pushtuesit turq për shekuj me radhë. Patën dhe ruajtën vetëqeverisjen e tyre, nuk e njohën dhe nuk i paguan asnjëherë haraç pushtuesve turq, megjithë orvatjet e herëpashershme të turqve për të hyrë dhe pushtuar të vetmen krahinë që mundi të rezistojë.

Ky fakt e beri atë krahinë të paprekshme edhe në besimin e tyre të krishterë, si një vlerë kombëtare.

Atë që osmanllinjtë nuk mundën ta bënin me luftë, dhunë e joshje, sot turqit 'modernë' me ndihmën e qeverive shqiptare kanë arritur ta 'pushtojnë' ekonomikisht.

Së pari, duke ndërtuar hidrocentral në zemër të Mirditës dhe tani së fundi duke i vendosur 'haraç' 145 lira turke çdo mirditori që kalon në trojet e veta të papushtuara asnjëherë ndër shekuj, as nga pushtuesit e tjerë.

Fijet e 'puçit' të Erdoganit në Shqipëri tashmë duken qartazi dhe haptas. Tendenca e 'pushtimit' ekonomik dhe ndikimeve të rrymave ekstremiste islamike janë prezente dhe rrezikshëm kudo ku ato e konsiderojnë anadoll, si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe më gjerë.

Erdogani ka ndërtuar xhami në trojet shqiptare për 20 vite disa herë më shumë, se kanë ndërtuar pushtuesit osmanllinj për pesë shekuj sëbashku.

Qeveria shqiptare duhet të shkundet nga pluhuri dhe vetëdija kombëtare dhe të mbrojë shtetasit e vet nga tendencat dashakeqëse për 'pushtim' alla Erdogan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat