Vlahutin: Vettingu do monitorohet nga Brukseli, miratimi s’mjafton për hapjen e negociatave

Shqipëria

Vlahutin: Vettingu do monitorohet nga Brukseli, miratimi s’mjafton për hapjen e negociatave

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 22:47
Romana Vlahutin

Ambasadorja e BE në Shqipëri, Romana Vlahutin ka folur për miratimin e reformës në drejtësi dhe ligjet e emergjencës që e shoqërojnë atë. Ajo ka thënë se nuk ka mundësi proceduriale për t’i miratuar këto ligje përpara datës 11 gusht.

Për kreun e delegacionit të BE, reforma ishte më e rëndësishme se konsensusi dhe se ajo ishte e sigurtë se edhe nëse ditën e fundit konsensusi nuk do gjendej, reforma do të votohej në parlament falë deputetëve të përgjegjshëm. Edhe për 7 ligjet, konsensusi do të ishte i mrëpritur për BE por kjo punë duhet mbaruar sa më shpejtë. Një gjë që ambasadorja Vlahutin do të kishte dashur ta bëntë ndryshe, do të ishte shtyrja për një miratim sa më të hershëm të kësaj reforme.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do të monitorojë sistemin gjyqësor në mënyrë të rreptë ndërsa BE nuk do të lëshojë në kërkesat e saj për procesin e vetting, sado të ashpra të jenë masat e parashikuar në ligjin për vlerësimin e gjyqtarëve apo prokurorëve.

Miratimi i kësaj reforme nuk është i mjaftueshëm për Shqiëprinë në mënyrë që të hapë negociatat me BE sipas ambasadores Vlahutin, në një intervistë për Tonight Ilva Tare, por zbatimi i saj do të jetë vendimtar për të dhënë rekomandimin.

Vlahutin i bëri edhe një kërkesë deputetëve që pushimet e tyre t’ia dhuronin qytetarëve shqiptarë duke punuar gjatë verës për të mbyllur dhe miratuar këto ligje që do të sigurojnë zbatimin e kësaj reforme të rëndësishme për vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat