Parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 08:01
Ilustrim

Dita e enjte do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që pjesa më e madhe e territorit të jetë nën dominimin e motit të kthjellët, përjashtim bëjnë zonat malore veriore dhe verilindore, të cilat përveç kthjellimeve do të ketë herë pas here zhvillim të vranësirave konvektive duke rrezikuar shira të përkohshëm.

Po ashtu edhe pasditja do të vijojë me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që zonat e ulta dhe bregdetare të dominohen nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta ndërsa me kthjellime dhe vranësira do të mbetet moti për zonat malore, më të dukshme vranësirat do të jenë në veri dhe verilindje të vendit.

Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje si në vlerat e mëngjesit, edhe në të mesditës. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që në Adriatik dhe Jon të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat