Abuzuan me tenderët, në pranga ish-drejtori i Mjekësit

Shqipëria

Abuzuan me tenderët, në pranga ish-drejtori i Mjekësit

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 11:25
Uzina

Ish-drejtori i Uzinës së Lëndëve Plasëse të Mjekësit, i shpallur në kërkim për shpërdorim detyre, u ndalua këtë të mërkurë nga Policia e Elbasanit. Daniel Karanxha akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”. 64-vjeçari, banues në Elbasan, u ndalua nga efektivat e policisë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendim penal, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “shpërdorim detyre” dhe “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”. Hetimi nga prokuroria nisi pas kallëzimit që Ministria e Mbrojtjes bëri dy vite më parë.

Në pranga u vunë shtetasit Kristaq Piligriu, me detyrë Kryetar i Degës Ekonomike në Uzinën Lëndëve Plasëse Mjekës, Argjir Panariti, ish-inxhinier, Stavri Çipa me detyrë Kryeinxhinier dhe Gëzim Pitja me detyrë inxhinier. Shkeljet e konstatuara në shuma të mëdha parash janë bërë në vitet 2012- 2013 në kohën kur drejtor i Uzinës së Lëndëve Plasëse në Mjekës ishte Daniel Karanxha, i shpallur në kërkim, në momentin kur u ndërhy për të sjellë në pranga gjithë grupin e abuzuesve.

Referuara të dhënave që vijnë nga prokuroria bëhet me dije se janë konstatuar shkelje ligjore dhe bëhet fjalë pikërisht për procedurën e shitjes së lëndëve; tritol me vlerë 270 mijë dollarë, procedura e prokurimit në realizimin skenografik në 3D të koncertit të trashëgimisë shpirtërore shqiptare në shumën 11 milionë lekëve, sponsorizimet e kryera nga kjo uzinë në vlerën e 3.6 milionë lekëve dhe kalimi në pronësisë të ULP Mjekës të Klubit të Futbollit "Partizani" dhe ankandi për shitjen për skrap nga uzina ku vlera e dëmit është 9. 8 milionë lekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat