Masakra në spital, infermieri: “Ishte e tmerrshme”

Shqipëria

Masakra në spital, infermieri: “Ishte e tmerrshme”

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 11:53
Foto nga vendi ngjarjes

Infermieri, i cili mbeti i plagosur nga masakra e ditës së hënë e shkaktuar nga 57-vjeçari Lefter Canaj, ka dhënë dëshminë e tij para oficerëve të policisë. Ai ka rrëfyer të gjithë ato çfarë kishte parë në momentin kur po i shërbente pacientëve që ndodheshin në dhomë. 34-vjeçari nga Berati, S. B., është shprehur para oficerëve se gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe se situata ishte shumë e vështirë të parandalohej.

Nga shpërthimi i zjarrit në repartin e Hemodializës në spitalin privat, të shkaktuar nga Lefter Canaj, humbën jetën katër persona (edhe vetë autori) dhe mbetën 20 të tjerë të plagosur. Deri më tani, oficerët e policisë bëjnë me dije se është mundur të administrohet vetëm dëshmia e infermierit të plagosur, i cili ka parë gjithçka ndodhi në atë moment. S. B., është shprehur se momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë duke i shërbyer pacientëve të tjerë, ndërsa kishte mbaruar procedura e marrjes së dializës me Lefter Canajn.

Dëshmia 

“Kam parë një tmerr të vërtetë. Ndodhesha aty duke u shërbyer pacientëve që në atë moment po merrnin dializën. Ishin katër persona të shtrirë dhe me aparatura të vendosura. Sapo kisha mbaruar punë me Dashamirin dhe, më pas po sistemoja pacienten tjetër, Sanije Sulaj. Ishte një procedurë si çdo ditë tjetër. Me pacientin Lefter Canaj kisha mbaruar punë totalisht dhe, ai po bëhej gati të dilte nga dhoma. Kush do ta mendonte se do të kryente ai person një veprim të tillë. Aty është një vend ku të gjithë vijnë për t’u shëruar dhe jo të kryejnë veprime të tilla. Nuk kam qenë aspak i vetëdijshëm në ato momente, isha i fokusuar tek puna.

Në një moment bërtet Sanija, të cilës sapo i kisha vendosur aparaturat për të marrë dializën. Aty Lefteri po zbrazte shishen e benzinës mbi Dashamirin. Kur u rrëzua në tokë mendova se do ta ndaloja, por vetëm kur ja plasi flaka në një moment dhe aty u përvëlova nga flakët. Ishte e pamundur të ndërhyja i vetëm, pasi më përcëlloi flaka. U mundova të shpëtoja pacientët aty, por ishte e kotë, erdhën dhe më ndihmuan të tjerët. Nuk e di si ndodhi ajo ashtu, nuk i kisha dëgjuar ndonjëherë ata të dy të kishin ndonjë konflikt. Se di pse hetimi e bëri Lefteri këtë gjë. Unë shkoja i shikoja teksa merrnin dializën dhe nuk pata dëgjuar ndonjë sherr”, është kjo dëshmia e infermierit S. B., e dhënë për policinë.

Vdes objektivi i sulmit 

Shkon në katër numri i viktimave në këtë ngjarje të rëndë. Pasditen e djeshme Policia e Tiranës njoftoi se kishte humbur jetën edhe 38-vjeçari Dashamir Saraçi. Ky i fundit ndodhej në gjendje të rënduar shëndetësore, pasi kishte pësuar djegie në 90 për qind të trupit. 38-vjeçari ishte edhe objektivi i ngjarjes së rëndë, ku u spërkat me një shishe një litër e gjysmë nga Lefter Canaj. Ndërkohë, autori i këtij krimi makabër ndërroi jetë paraditen e së martës.

Ndërkaq, ditën e ngjarjes humbën jetën dy pacientet që merrnin dializë, Sanie Sulaj, 65 vjeçe dhe Anife Mali, 55 vjeçe. Burime nga policia e kryeqytetit bënë të ditur se 65-vjeçarja ka gjetur vdekjen pasi është djegur nga zjarri i shkaktuar në dhomë, ndërsa 55-vjeçarja ka humbur jetën për shkak të asfiksisë. Ndërsa 20 persona të tjerë, pacientë, infermierë, familjarët janë plagosur për shkak të flakëve dhe tymit që u përhap me shpejtësi nëpër dhomat e spitalit.

Shkak për këtë ngjarje, një zënkë mes dy pacientëve

Gjatë hetimeve të kryera për të bërë zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, burimet thonë se shkak mund të ketë qenë një zënkë mes dy pacientëve protagonistë të ngjarjes, Lefter Canajt dhe Dashamir Saraçit. Sherri për radhën ku merrej dializa në spitalin privat, është i vetmi motiv që mund të qëndrojë pas kësaj masakre.

Sipas hetuesve, nuk ka ndonjë motiv tjetër, pasi dy familjet nuk kanë asnjë njohje mes tyre. Për këtë çështje janë marrë në pyetje edhe familjarët e autorit të krimit Lefter Canaj dhe objektivit Dashamir Saraçit. Ata kanë mohuar që të njihen me njëri-tjetrin, si dhe dy protagonistët të kenë pasur ndonjë konflikt bashkë. Nga ana tjetër, të afërmit e autorit të krimit Canaj kanë treguar se nuk dinin asnjë gjë lidhur me atë që kishte ndodhur dhe se, ata mendojnë se krimi ka ardhur si rezultat i stresit dhe depresionit që kohët e fundit Canaj kishte patur nga sëmundja.

Shkak për këtë ngjarje, një zënkë mes dy pacientëve

Gjatë hetimeve të kryera për të bërë zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, burimet thonë se shkak mund të ketë qenë një zënkë mes dy pacientëve protagonistë të ngjarjes, Lefter Canajt dhe Dashamir Saraçit. Sherri për radhën ku merrej dializa në spitalin privat, është i vetmi motiv që mund të qëndrojë pas kësaj masakre. Sipas hetuesve, nuk ka ndonjë motiv tjetër, pasi dy familjet nuk kanë asnjë njohje mes tyre.

Për këtë çështje janë marrë në pyetje edhe familjarët e autorit të krimit Lefter Canaj dhe objektivit Dashamir Saraçit. Ata kanë mohuar që të njihen me njëri-tjetrin, si dhe dy protagonistët të kenë pasur ndonjë konflikt bashkë. Nga ana tjetër, të afërmit e autorit të krimit Canaj kanë treguar se nuk dinin asnjë gjë lidhur me atë që kishte ndodhur dhe se, ata mendojnë se krimi ka ardhur si rezultat i stresit dhe depresionit që kohët e fundit Canaj kishte patur nga sëmundja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat