Peleshi: Reforma në drejtësi ka efekt të drejtpërdrejtë në investime

Shqipëria

Peleshi: Reforma në drejtësi ka efekt të drejtpërdrejtë në investime

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 14:52
Niko Peleshi

Qeveria ka miratuar investime me vlerë 250 milionë euro dhe është hapur rruga për planet e zhvillimit rajonal. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri Niko Peleshi, gjatë një deklarate për mediat këtë të enjte. Ai ka bërë të ditur se tashmë është hartuar dhe miratuar një plan i zhvillimit kombëtar.

Peleshi tha se një efekt të drejtpërdrejtë në investime do të ketë edhe reforma në drejtësi. Më pas, zëvendëskryeministri shtoi se këto kanë ardhur si pjesë e ligjeve të mira që nuk kanë munguar dhe kjo sot po jep edhe shenjat e para në investime.

Sipas tij, "reforma në drejtësi do të na japë mundësinë ta pastrojmë këtë sistem nga korrupsioni. Kjo do të ketë një efekt të drejtpërdrejtë për investime vendase dhe të huaja".

"Do të rriten ndjeshëm investimet në vend. Ka një interes të shtuar”, tha Peleshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat