Dita botërore e Hepatitit, Beqaj: Rimbursojmë dhe ulim çmimin e ilaçeve

Shqipëria

Dita botërore e Hepatitit, Beqaj: Rimbursojmë dhe ulim çmimin e ilaçeve

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 15:50
Pamje nga vizita në laboratorin e ekzaminimeve në Spitalin Universitar Obstetriko-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë

Në Ditën Botërore të Hepatitit, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka vizituar laboratorin e ekzaminimeve në Spitalin Universitar Obstetriko-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë. Ministri Beqaj u shpreh se 11 pacientë me Hepatit C u trajtuan falas për herë të parë në 2015 me barin e rimbursuar jetëshpëtues“Sovosfubir” (Sovaldi), në vlerën 600 mijë euro, ndërkohë që 25 pacientë të tjerë me Hepatit C përfitojnë nga rimbursimi këtë vit duke marrë mjekim që nga muaji qershor në vlerën 1 milionë euro

Me programin e ri të menaxhimit të integruar të instrumenteve kirurgjikalë të sterilizuar kemi kufizuar ndjeshëm shkallën e përhapjes që deri dje ishte tej normave të lejuara të infeksioneve spitalore, duke cënuar sigurinë e jetës së pacientëve, u shpreh Beqaj.

Ministri Beqaj ka theksuar edhe ndryshimet e bëra në listën e barnave të rimbursueshme gjatë këtyre dy viteve të fundit, pikërisht për pacientët me Hepatit të cilët po trajtohen me medikamente të ribursueshme, barna të cilat mundësojnë shërimin e tyre.

“Por, që nga viti 2015 në listën e barnave të rimbursueshme ne ribursojmë 100% edhe barna të gjeneratave shumë të reja inovativë, që janë shërues për Hepatitet. Vjet ne kemi financuar rreth 600 mijë euro për të kuruar 11 të sëmurë (me Hepatit C). Kurse këtë vit, deri më tani kemi financuar më shumë se 1 milion euro për 25 të sëmurë të tjerë. Madje, në listën e barnave të rimbursueshme 2016 që është efektive që nga data 1 Janar kemi edhe dy barna të tjerë shumë më inovativë të regjistruar në Amerikë dhe në Evropë vetëm vitin e kaluar, dhe për më tepër falë përpjekjeve të vazhdueshme që bëjmë, pa cënuar aspak cilësinë e barit duke pranuar barin inovativ të kemi edhe ulje të çmimeve. Në qoftë se një trajtim vjet ishte në 60 mijë euro këtë vit ka rënë në 40 mijë euro, me të njëjtin bar duke bërë një trajtim shërues të hepatiteve me një cikël mjekimi që është praktikisht 12 javë,” pohoi ministri Beqaj.

Hepatiti viral – një grup i sëmundjeve infektive të njohura si hepatiti A, B, C, D dhe E – ndikon jetën e qindra miliona njerëzve në mbarë botën, duke shkaktuar sëmundje akute dhe kronike të mëlçisë dhe vrasjen e afër 1.4 milionë njerëzve çdo vit, kryesisht nga hepatiti B dhe C. Është vlerësuar se vetëm 5% e njerëzve me hepatit kronik e dinë që janë të infektuar, dhe më pak se 1% e tyre kanë qasje në trajtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat