Bashkëshorti Gjyqtares Andrea shpallet në kërkim ndërkombëtar

Shqipëria

Bashkëshorti Gjyqtares Andrea shpallet në kërkim ndërkombëtar

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 17:50
Odhisea Andrea dhe Majlinda Andrea

Bashkëshorti i ish-gjyqtares së Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea, Odhisea Andrea është shpallur në kërkim ndërkombëtar me akuzën e “korrupsionit pasiv të gjyqtarëve”.

Siç mësohet, Interpol Tirana e ka shpallur atë person në kërkim ndërkombëtar.

Fakti që së bashku me gruan iu drejtuan Italisë, e prej saj erdhi vetëm ish-gjyqtarja dhe jo bashkëshorti, ka shtuar dyshimet se ai mund të jetë në Itali.

Odhise Andrea së bashku me gruan, Majlinda Andrea u larguan nga Shqipëria një ditë para vendimit për arrestimin e tij dhe para se gjykata të vendoste pezullimin e Majlindës nga detyra.

Një ditë më parë prokuroria vendosi sekuestro për 50 mijë Euro të çiftit, në dy banka të nivelit të dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat