Braçe: Qeveria mund të marrë kosto nga koncesioni i rrugës Milot-Morinë

Shqipëria

Braçe: Qeveria mund të marrë kosto nga koncesioni i rrugës Milot-Morinë

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 18:48
Erion Braçe

Kryetari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erion Braçe, deklaroi se qeveria dhe qeverisja mund të marrë kosto të paimagjinueshme nga koncesioni i mirëmbajtjes së rrugës Milot-Morinë. “Treguesit ekonomik të krahasueshëm të kësaj kontrate, natyrisht që duhen diskutuar hapur, pa fshehur asnjë detaj, patjetër edhe nga pikëpamja ligjore, por edhe nga pikëpamja e barrës për qytetarët”, shkruan Braçe në qëndrimin e tij, publikuar në rrjetet sociale.

Duke iu referuar edhe një lajmi të publikuar për moslejimin e ankimit kundër vendimit të komisionit nën Ministrinë e Transportit, deputeti socialist e cilëson këtë si “të patolerueshme”.

Ministria e Transporteve ka bërë të ditur se tarifa për përdorimin e rrugës do të jetë 4.16 euro, pa TVSH, pra 3.63 euro cent për kilometër,  me qenë se rruga është 114.5 kilometra e gjatë. Sipas Ministrisë, tarifa për rrugën Milot-Morinë është miratuar në korrik 2014, bazuar mbi rekomandimin e konsulentit “IFC”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat