I nxehti do të dominojë edhe në gusht, rreziku për zjarre është i lartë

Shqipëria

I nxehti do të dominojë edhe në gusht, rreziku për zjarre është i lartë

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 08:32
Parashikimi i motit

(E plotësuar) - Këtë fundjavë pritet që termometri të shënojë një vlerë deri në 38 gradë celcius.

Sipas specilistëve në Institutin e Gjeoshkencave në Shqipëri edhe në tre ditët e para të javës që vjen tempertaurat do të jenë në këto vlera ndërkohë që në zonat malore dhe ato urbnane pranë tyre nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve të shkurtra.

Ekspertët e institutit bëjnë me dije se për shkak të temperaturave të larta të cilat do të mbizotërojnë në të gjithë vendin nuk përjashtihet rreziku nga zjarret. Ata konfirmojne se  mundësia më e lartë për zjarre është në zonat e Lushnjes, Fierit, Sarandës dhe  Delvinës.

Specialistë të Institutit të Gjeoshkencave u bëjnë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg këtyre zonave  pasi rreziku i përhapjes së zjarreve është mjaft i lartë. I gjithë muaji gusht pritet të jetë me temperatura të larta, me disa reshje në zonat malora që nuk arrijnë t’i ulin temperaturat. Pra të gjithë ata që kanë planifikuar pushimet e tyre në pjesën e parë apo edhe të dytë të muajit gusht mund të rrinë të qetë pasi moti u premton diell.

Parashikimi i motit, vjen sërish i nxehti afrikan

Zonat e ulëta dhe ato bregdetare do të jenë në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti për zonat malore të Shqipërisë.

Parashikohet që gjatë pasdites të ketë zhvillim të vranësirave konvektive në veri-verilindje të vendit duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër, nuk përjashtohet edhe mundësia e breshrit.

Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e territorit do të mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare. Temperaturat e ajrit do të jenë relativisht të larta duke bërë që në zona të veçanta të regjistrohen temperatura 35-36 grade C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim i ulët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat