Shtatë ligjet e reformës në drejtësi, ambasadorët rinisin takimet

Shqipëria

Shtatë ligjet e reformës në drejtësi, ambasadorët rinisin takimet

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 11:57
Romana Vlahutin dhe Donald Lu

Miratimi i shtatë ligjeve të reformës në drejtësi ka rikthyer takimet mes ambasadorëve dhe krerëve të politikës.

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, ka nisur një takim sot paradite me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.

Takimi ka nisur rreth orës 10:00 në Kryesinë e Kuvendit.

Pak më vonë, po në Kryesinë e Kuvendit, ka mbërritur edhe ambasadori amerikan, Donald Lu, i cili është takuar me kryetarin e Komisionit për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafa.

Pas miratimit të reformës në drejtësi javën e kaluar, ambasadorët kanë bërë thirrje për miratimin sa më shpejt edhe të 7 ligjeve të tjera për të bërë të mundur zbatimin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat