Një vit punë në Bashkinë e Tiranës e mbledhur në një video

Shqipëria

Një vit punë në Bashkinë e Tiranës e mbledhur në një video

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 12:51
Erion Veliaj

Një vit pas ardhjes ne krye te Bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj ka bërë bilancin e punës bashkë me ekipin e tij.

Një kryeqytet i transformuar brenda një kohë të shkurtër: kështu e ka cilësuar Veliaj Tiranën pas ndërhyrjeve komplekse qe janë bërë kryesisht në infrastrukturë, në shërbimin e pastrimit, në transport si dhe në përmirësimin e infrastrukturës se kopshteve.

“Kemi punuar në trotuare, kanalizime dhe në shumë gjëra që në dukje janë banale, por që shkaktonin stres te qytetari”, deklaroi kryebashkiaku.

Por, Veliaj shtoi se duhet që edhe njerëzit të ndërgjegjësohen që të mos e ndosin vendin ku jetojnë.

“Kemi parë njerëz shumë patriotë në periudhën e Evropianit, por patriotizmi nuk tregohet nëpër rrjetet sociale, por duke mos bërë pis atdheun”, tha Veliaj.

“Vitin tjetër, do të punojmë fort në mënyrë që të krenohemi se kemi qytetin më të pastër në Ballkan”, tha Veliaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat