Kongresmeni Engel takohet me Bashën, vlerëson miratimin e Reformës

Shqipëria

Kongresmeni Engel takohet me Bashën, vlerëson miratimin e Reformës

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 18:48
Eliot Engel, Lulzim Basha

Në ditën e fundit të Konventës Kombëtare të demokratëve, ku Hillary Clinton pranoi nominimin për kandidate për Presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha u takua me senatorë dhe kongresmenë mes të cilëve dhe me bashkëkryetarin e Komitetit për Europën, Eliot Engel.

Engel vlerësoi kontributin e rëndësishëm të Bashës dhe PD për reformën në drejtësi, si dhe për lidershipin e treguar  për të sjellë në fund një reformë bazuar nga standardet më të mira të rekomanduara dhe nga Komisioni i Venecias dhe miratimin me konsensus të saj.

Konsensusi  ishte e vetmja mënyrë për të garantuar një drejtësi të pandikuar politikisht, theksoi Engel duke përgëzuar Bashën për qëndrimin e tij parimor.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu mirënjohjen për mbështetjen e madhe që SHBA i ka dhënë Shqipërisë në këtë proces i cili ishte kompleks dhe i vështirë, por në fund produkti është ai nga i cili përfiton çdo qytetarë.

Pas dekriminalizimit dhe reformën në drejtësi, Basha ka theksuar se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë sfida e ardhshme për Shqipërinë. Për këtë, kryedemokrati Basha kërkoi ndihmën dhe mbështetjen e kongresmenin Engel dhe të Komitetit për Europën në kongresin amerikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat