Përgjimet/ Gjykatësja “50 mijë euroshe”: I dua të thata, jo toka…

Shqipëria

Përgjimet/ Gjykatësja “50 mijë euroshe”: I dua të thata, jo toka…

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 19:45
Gjeorgjia Gjoka

Dosja që u bë burim korrupsioni në Gjykatën e Lartë kishte gati një vit që ishte në pritje për t’u shqyrtuar. Rezulton të jetë regjistruar në nëntor 2014, me palë paditëse shtetasen Gjeorgjia Gjoka dhe gjatë kësaj kohe ka qëndruar në pritje deri në datën 12 korrik 2016, kur edhe është dhënë vendimi në dhomë këshillimi.

E dorëzuar si çështje nga Avokatura e Shtetit, që kishte bërë rekurs, palët që janë familjarë dhe trashëgimtarë të Gjokës kërkojnë që të lihen në fuqi vendimet e shkallëve të mëparshme për përcaktimin e kufijve të truallit në Ksamil, Sarandë dhe që çështja të mos rikthehet për gjykim.

Prokuroria thotë se Ilia Cabiri është i afërm i palës paditëse, që nga ana e vet këmbëngul se është ish-pronar i shpronësuar pas vitit 1945. Në këtë betejë gjyqësore rezulton se në shtator 2012, Gjykata e Sarandës lëshon vërtetim fakti, ku edhe konfirmon se cilët janë kufijtë e pronësisë së Gjeorgjia Gjokës  me sipërfaqe 40 hektarë.

Ky vendim është lënë në fuqi në mars 2014 nga Gjykata e Apelit Gjirokastër, ndërkohë që kundër këtyre vendime i është drejtuar Gjykatës së Larte ish-komuna Ksamil dhe Avokatura e Shtetit.

Që prej nëntorit 2014, dosja ka qenë nën studim, një praktikë ‘studimore’ kjo e ndjekur shpesh në Gjykatën e Larte edhe për çështje të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat